Lajmet

Treguesit e komunikimeve elektronike nga AKEP: Ulet numri i pajtimtarëve në 6 mujorin e I-rë të 2013-ës

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Treguesit e komunikimeve elektronike nga AKEP: Ulet numri i pajtimtarëve në 6 mujorin e I-rë të 2013-ës

akep-logo-01Treguesit e Telefonisë Celulare

Në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit 2013, numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme (karta SIM aktive) ishte rreth 4.86 milion, krahasuar me 5.6 milion në fund të vitit 2012. Kjo përbën një rënie të theksuar prej rreth 13% krahasuar me fund e vitit 2012. Arsyeja e rënies së theksuar vjen për shkak të ndryshimit të mënyrës së matjes të këtij treguesi nga kompania Eagle Mobile.

Ndërkohë numri i përdoruesve aktivë (përdorues të kartave SIM që kanë përdorur shërbime celulare në tre muajt e fundit) në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit 2013 arriti në 3.37 milion, kundrejt 3.5 milion që ishin në fund të vitit 2012. Kjo përbën një rënie me rreth 5% në krahasim me të dhënat e fund vitit 2012. Vodafone dhe Plus kanë rritje me 4% dhe 11% respektivisht, ndërsa AMC dhe Eagle Mobile kanë reduktim respektivisht 12 dhe 18%.

Treguesit e Telefonisë Fikse

Numri i pajtimtarëve të telefonisë fikse në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit 2013 ishte rreth 280 mijë, kundrejt 311 mijë që ishin në fund të vitit 2012, nivel i cili përbën një rënie me rreth 10 %. Kryesisht kjo rënie ka ardhur për shkak të reduktimit të numrit të pajtimtarëve të Albtelecom me rreth 11 mijë krahasuar me të dhënat e fund vitit 2012 si dhe ndryshimit te madh të sjellë në të dhënat e operatorit alternativ Abcom, pasi referon të dhëna me një rënie rreth 20 mijë pajtimtarë. Sqarojmë që në të dhënat e fund vitit të 2012 Abcom ka raportuar 33 mijë pajtimtarë, ndërsa në fund të gjashtë mujorit të parë të 2013-ës, referon 13 mijë pajtimtarë.

Treguesit e Internetit

Sipas të dhënave të gjashtë mujorit të parë të 2013-ës, nga Albtelecom, operatorët alternative si dhe të dhënave nga tre rrjetet 3G, konkretisht të Vodafone, AMC dhe Albtelecom Mobile (Eagle), për numrin e pajtimtarëve me akses në broadband nëpërmjet rrjetit 3G si dhe vlerësimeve të AKEP, rezulton që numri i familjeve që kanë akses në Internet me bandë të gjerë (broadband) është rreth 195 mije apo afërsisht 27 % e familjeve. Nga ana tjetër vlerësohen të jenë rreth 15.000 pajtimtarë biznesi.

Numri total i pajtimtarëve me akses broadband (fiks dhe karta/USB modem 3G) pati rënie nga 215 mijë në fund të 2012-ës në rreth 210 mije në fund të gjashtë mujorit të parë të vitit 2013. Numri i pajtimtarëve për 100 banorë arriti ne 7.4%, nga rreth 7.6 që ishte në fund të vitit 2012. Rënia ka ndodhur për shkak të rënies së numrit të pajtimtarëve me akses broadband 3G (Vodafone), ndërsa numri i pajtimtarëve me akses broadband fiks pati rritje me 5%. Nga të dhënat vihet re se konektiviteti me Internetin Global vazhdon të jetë në rreth 30 Gbps. Ndërkohe gjatësia e fibres optike e instaluar nga operatorët është rreth 4800 km. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>