Lajmet

Treguesit financiarë të kompanive celulare në Shqipëri

Jul 30 2014
0 Shpërndarje
Treguesit financiarë të kompanive celulare në Shqipëri

Të ardhurat e operatorëve celularë në vitin 2013 u reduktuan me 12 %, nga 42 miliardë lekë në 2012-ën në 37 miliardë në 2013-ën. Rënien më të madhe e pati Vodafone me 21%, ndërsa AMC dhe EM patën rënie të vogla me 2 dhe 3 % respektivisht. Plus pati një rritje me 18 % të të ardhurave. Pjesa e tregut të Vodafone u reduktua nga 56 % në 2012-ën në 50 % në vitin 2013. Tre operatorët e tjerë patën rritje të pjesëve të tregut me deri në 4 pikë përqindjeje.

Të ardhurat nga shërbimet retail u reduktuan me 9 %. Reduktimi varion nga 7 % për Vodafone në 17 % për Eagle Mobile, ndërsa të ardhurat retail të Plus u rritën me 3 %. Vodafone në 2013-ën zotëroi 51 % të ardhurave retail, e ndjekur nga AMC me 32 %, Eagle Mobile 11 % dhe Plus me 6 %. Gjithashtu të ardhurat nga shërbimet me shumicë të operatorëve celularë në 2013-ën u reduktuan me 15 % në krahasim me vitin 2012. Kjo vjen nga rënia me 36 % e Vodafone, ndërsa tre operatorët e tjerë patën rritje nga 16-43 %.

Në tabelat më poshtë do të shihni të pasqyruar treguesit financiarë për operatorët celularë për periudhën 2010 – 2013. Nga të dhënat e paraqitura vihet re qartë se treguesit e të ardhurave për AMC reflektojnë rënie të vazhdueshme, ndërsa fitimi neto luhat nga 38% në 31 % për 2010 – 2011 në rënie, dhe 28 % në 34 % për vitet 2012 – 2013.

foto1foto2Operatori Vodafone Albanian tregon një rritje të të ardhurave nga 2010 në 2012 dhe rënie në vitin 2013. Ndërsa treguesit financiarë për operatorët më të vegjël si Eagle Mobile dhe Plus për periudhën 2010 – 2013 pasqyrojnë një rënie të vazhdueshme të të ardhurave shoqëruar nga fitim neto negative. Plus edhe pse ka rritje në të ardhurat, bilanci i kompanisë tregon fitim neto negative të konsiderueshëm. Nga të dhënat e paraqitura nga analiza e AKEP vihet re se Vodafone dhe AMC kanë fuqi financiare të lartë krahasuar me dy operatorët e tjerë. Vodafone dhe AMC kanë fitim neto pozitiv 3-5 miliardë lekë, ndërsa Eagle Mobile dhe Plus shënojnë humbje dhe rezultate negative. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>