Lajmet

Trend Micro trajton sigurinë në Facebook në paketën e tij mobile të softuerit

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Trend Micro trajton sigurinë në Facebook në paketën e tij mobile të softuerit

facebook Trend Micro është duke e shtuar botën konfuze të privatësisë së Facebook-ut në një version të ri të softuerit të tij të sigurisë.

Version 3 i Trend Micro Mobile Security, që do të dal në treg për përdoruesit e pajisjeve të Android-it këtë javë, do të kontrollojë parametrat e përdoruesve të Facebook dhe do ti ofrojë këshilla për ndryshime të ndryshme me qëllimin për ti ndihmuar ata të ruajnë informacionet e tyre personale të sigurta.

Ky softuer u prezantua në Kongresin Kombëtar Mobil këtë javë në Barcelonë. Më shumë se një miliardë njerëz përdorin Facebook, duke ndarë shpesh edhe momente intime edhe private të jetës së tyre që përmbajnë informacione të shumta rreth jetës së tyre.

Më shumë se një e treta e përdoruesve pretendojnë që nuk kanë shumë njohuri mbi paramtrat e sigurisë së faqes dhe shpesh ndajnë informacione në publik pa e ditur, tha Greg Boyle, një menaxher marketingu tek Trend Micro.

Trend Micro gjithashtu po e ofron softuerin e sigurisë të Facebook-ut në një version si një aplikacion pa pagesë të mundshëm të quajtur Privacy Scanner për Facebook.

trend microMe qëllim skanimin e viruseve edhe kodeve dashakeqëse edhe ruajtjen nga mashtrimet, versioni me pagesë i softuerit gjithashtu përfshin edhe një shërbim rezerve që mund të mbajë fotografitë, muzikën, kalendarët, videot, mesazhet tekst edhe gjithë historinë e telefonatave që telefoni zotëron.

50MB e parë e hapësirës rezervë është pa pagesë edhe për çdo shtesë prej 5 GB do të kushtojë 2 $ për muaj.

Versioni 3.0 i Trend Micro Mobile Security kushton 30 $ dhe është i mundshëm në Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>