Analiza

Trendet e zhvilluesve të smartfonëve (Infografik)

Nov 2 2013
0 Shpërndarje
Trendet e zhvilluesve të smartfonëve (Infografik)

istock_000017058548xsmallNë qoftë se do të mendonit një moment për hapësirën e smartfonëve gjithçka të saj do e lidhnit me iOS dhe Android.

Deri diku do të kishit të drejtë pasi ato janë platformat mbizotëruese, por çfarë ndikimi ka tek zhvilluesit pjesa e tregut që zotërohet prej secilës? Në çfarë pozicioni qëndron BlackBerry dhe Windows 8 në këtë hapësirë?

Mesa duket për zhvilluesit platforma e tretë më popullore pas Android dhe iOS nuk është as BlackBerry dhe as Windows 8, por është HTML5, por ata nuk po e përdorin vetëm për krijimin e aplikacioneve në ueb. Në fakt rezulton se 27% e zhvilluesve po përdorin një version hibrid që kombinon HTML 5 me një aplikacion desktop.

Përveç kësaj të dhëne, disa informacione të rëndësishme mbi trendet e zhvilluesve të smartfonëve përfshijnë:

– iOS ka qenë dhe vazhdon të mbetet platforma më e mirë për të gjeneruar më tepër të ardhura.

– Gjatë vitit 2013 zhvilluesit në segmentin mobil përbëjnë 12.6% të numrit global të zhvilluesve, që do të thotë se 1 në 8 zhvillues softueresh është përfshirë në zhvillimin e aplikacioneve mobile.

– Për të krijuar një aplikacion, zhvilluesit nxiten në 53% të rateve nga kreativiteti, ndërsa në 40% të rasteve nga kënaqësia e ndërtimit të një aplikacioni mobil. (PCWorld Albanian)

DEQ313_600

Lajmet e fundit>