Analiza

TrendFroce: Shitjet e smartfonëve të Samsung tani janë duke tejkaluar ato të Apple

Jul 25 2013
0 Shpërndarje
TrendFroce: Shitjet e smartfonëve të Samsung tani janë duke tejkaluar ato të Apple

Apple nuk i ka zbuluar shifrat e veta për gjeneratën më të fundit të pajisjes iPhone deri në fund të ditës së martë, por sipas disa vlerësimeve të reja të lëshuara, shitjet e smartfonit Samsung në masë të madhe kanë tejkaluar pajisjen iPhone në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ndërmarrja që bën hulumtimin e tregut, TrendFroce, të martën paraqiti vlerësimin e vet për shitjen e smartfonëve për tremujorin e dytë të vitit 2013 dhe shifrat nuk janë edhe aq të kënaqshme për Apple.

Sipas ndërmarrjes, Apple shiti 27 mlionë pajisje iPhone në tremujorin e dytë teksa tregu i vet global shënoi rënie në 12.1 për qind. Shifra paraqet një rënie prej 30 për qnid dhe TrendForce tha që nëse gjenerata e ardhshme e iPhone, 5S, nuk lëshohet në fillim të tetorit, numrat për Apple do të jenë edhe më të këqij.

Apple ka postuar rezultatet e shitjeve në tremujorin e vitit që përfundoi në qershor dhe raportoi që shitjet e iPhone kanë arritur në 31.2 milionë njësi. Në anën tjetër të botës, gjërat po duken shumë mirë për rivalin kryesor të Apple, Samsung.

Sipas vlerësimeve të TrendForce, Samsung ka shitur 71 milionë smartfonë gjatë tremujorit të dytë, që me siguri do të ndihmonte në shpjegimin e përfitimeve të veta që kanë arritur rekord, prej 8.3 miliardë dollarë.

Ndërmarrja vlerësoi që Galaxy S4 është shitur gjatë tremujorit të dytë në 23 milionë njësi, që nuk e bën vetëm smartfonin më të shitur me Android në histori, por mund ta ketë bërë si smartfonin më të shitur në botë në tremujorin e kaluar.

TrendForce thotë që shitjet e iPhone 5 kanë arritur 22 milionë njësi gjatë tremujorit të dytë këtë vit. Nëse kombinohen në tërësi, shitjet e raportuara kanë arritur 221 milionë njësi në tremujorin e dytë, që paraqet një ngritje prej 31.4 për qind në krahasim me vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

samsung

Lajmet e fundit>