Lajmet

Treshja Need for Speed

Feb 3 2009
0 Shpërndarje
Treshja Need for Speed

Sipas Electronic Arts, ata janë duke u munduar vetëm që “ta mbajnë lojën e freskët dhe lojtarët e argëtuar”.

Në raportin e publikuar për media përmenden tri opsionet  “NFS”: Shift (e dedikuar për platformat PS3, Xbox 360, PSP dhe PC), Nitro (dedikuar për Nintendo) dhe World Online . Need For Speed: Shift – “është krijuar nga garuesit për garuesit” dhe do të “sjellë një eksperiencë të vërtetë të vozitësit që reflektohet në motor-sportet bashkëkohore”. Need For Speed: Nitro – është një qasje arkadë e lojës me “një stil vizual unik dhe të freskët”. Ndërsa Need For Speed: World Online është një lojë pa pagesë e bazuar në ueb që “e vendos garën, në botën më të madhe të hapur të historisë së Need For Speed”.

Sipas disa burimeve, EA është duke punuar edhe për një NFS tjetër që do të vazhdojë punën “mbi krijimin e lojërave të ndryshme për audienca të ndryshme dhe për shijet unike në kategoritë përkatëse.”

NFS Shift dhe Nitro pritet të paraqiten gjatë kësaj vjeshte gjersa World Online do të pason në dimër.

 

Lajmet e fundit>