Ja se si

Tri pengesa të bezdisshme për Windows PC-në tuaj

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Tri pengesa të bezdisshme për Windows PC-në tuaj

Ndalini rinisjet pas përditësimeve automatike
Ju largoheni nga kompjuteri juaj për pak kohë dhe kur ktheheni prapë, Windows-i dhe puna juaj kanë ikur. Pse? Sepse Windows ka shkarkuar disa përditësime dhe pastaj është rinisur vetë pa ju kërkuar leje për të vepruar ashtu. Kjo gjë më ka ndodhur jo para shumë kohësh dhe si rezultat i kësaj kam humbur disa punë në zhvillim e sipër. Të jem më preciz, e kam udhëzuar pop-up-in e përditësimit të Windows-it që të ndalojë rinisjen për 4 orë dhe më ka rastisur që të jem larg PC-së kur kjo kohë kishte kaluar. Sa i pafat që jam! Ekziston një rregullim i lehtë dhe qesharak për këtë dhe po e mundoj veten që ta aplikoj së shpejti. Nëse ju ka ndodhur i njëjti problem, ja se çfarë duhet të bëni:

1. Në Vista, klikoni Start, shkruani Windows Update dhe klikoni Enter. Në XP, hapni Control Panel dhe selektoni Automatic Update nga opsionet e menysë.
2. Në Vista, klikoni në opsionin majtas Change Settings. Në XP, thjesht duhet të kaloni te hapi i 3-të.
3. Ndryshoni rregullimet në Download updates but let me choose whether to install them (në Vista) ose Download updates for me, but let me choose when to install them (në XP).
4. Klikoni OK.

Kjo ishte e tëra. Windows-i akoma mund t’ju injorojë në lidhje më instalimet e përditësimeve, mirëpo së paku nuk do të riniset pa lejen tuaj.
Parandaloni Windows Media Center nga përdorimi i tërë diskut tuaj
Unë jam një admirues i programit Windows Media Center, që vjen i gatuar në shumicën e versioneve të Vista-s dhe Windows 7. Më specifikisht, unë e përdor atë së bashku me një TV tuner (katër prej tyre, në fakt) për të transformuar PC-në time në një DVR në një rival të TiVo-s, sipas mendimit tim.
Vetëm një problem: Nëse e përdorni Windows Media Center për të incizuar TV spektakle, ai mund t’ua konsumojë tërë hard diskun tuaj.
Për shembull, unë supozoj që ta konfiguroni atë të incizojë 30 Rock, The Office, Mad Men apo cilindo spektakël tuajin të preferuar. Pa ndërhyrje, WMC incizon një numër të pakufizuar episodesh të çdo seriali televiziv që ju specifikoni, mirëpo nëse kalojnë disa javë para se ju të keni mundësinë të uleni dhe të shikoni çdo gjë (kjo është arsyeja pse është DVR, apo jo?), spektaklet e akumuluara mund ta mbushin hard diskun tuaj plot, duke ju lënë vetëm pakëz hapësirë apo aspak për diçka tjetër.
Zgjedhja e këtij problemi është të kufizoni shumën e hapësirës që WMC mund të kërkojë për incizim TV. Ja se si duhet vepruar:

1. Startoni Windows Media Center.
2. Lëvizni poshtë tek Tasks dhe pastaj tek Settings dhe klikoni këtë opsion (ose shtypni <Enter>).
3. Zgjidhni Recorder dhe pastaj Recorder Storage. (Këto opsione do të shfaqen vetëm nëse TV tuneri juaj është i instaluar dhe i konfiguruar.)
4. Përdorni shigjetën e minusit të vendosur përballë emërimit ‘Maximum TV limit’ për të ulur maksimumin e ruajtjes (në 25GB rritje) i disponueshëm për përdorim të Windows Media Center.
5. Klikoni Save për të përfunduar operacionin.

Detyrojini programet të funksionojnë sipas madhësisë së plotë të ekranit
Reader Bill ka një problem me Internet Explorer 8, me të cilin ai punon në Windows XP: secilën herë që ai e starton shfletuesin, ai hapet në një madhësi të reduktuar kundrejt madhësisë së plotë të ekranit. Pastaj, atij i duhet që ta maksimizojë atë manualisht çdo herë. Çfarë telashi!
Edhe unë kam hasur në të njëjtin problem me Excel 2007. Fatmirësisht, është shumë e lehtë ta detyroni një program që të funksionojë i maksimizuar (me madhësinë e plotë të ekranit) kur ta hapni atë. Ja se si:

1. Klikoni me butonin e djathtë të miut mbi shkurtesën e programit dhe klikoni Properties.
2. Dritarja Properties do të hapet me tabelën e shkurtesës së zgjedhur. Klikoni menynë e poshtme përballë Run dhe zgjidhni Maximized.
3. Klikoni OK dhe ia dolët mbanë. Pa marrë parasysh kur e startoni një program duke e përdorur atë shkurtesë, ai duhet automatikisht të hapet në ekran të plotë.

Lajmet e fundit>