Ja se si

Tri zgjidhje të thjeshta për bezdisjet e përditshme nga Windows-i

Nov 20 2009
0 Shpërndarje
Tri zgjidhje të thjeshta për bezdisjet e përditshme nga Windows-i

Bëjeni rrotën e miut tuaj të punojë mirë në çdo dritare

Diçka është prishur në Windows (vendoseni shakanë tuaj këtu). Rrota e miut (scrolling) nuk punon ashtu siç pritej. Ju nuk mund ta vendosni kursorin brenda një dritareje dhe ta lëvizni faqen lart e poshtë dhe anasjelltas me anë të rrotës së miut, por patjetër duhet të klikoni në dritare dhe pastaj të filloni ta bëni këtë gjë. E tmerrshme! Fatmirësisht, kam arritur të gjej një zgjidhje të lehtë. WizMouse është një vegël pa pagesë që e bën rrotën e miut tuaj të punojë kudo që ju e drejtoni kursorin. P

rogrami punon saktësisht ashtu siç edhe reklamohet: vetëm drejtojeni kursorin e miut tuaj drejt një dritareje dhe rrotullojeni rrotën e miut pa pasur nevojë të klikoni së pari. Ndoshta mund të duket si diçka e vogël, por në të vërtetë unë nuk e kisha kuptuar se sa bezdi kisha pasur derisa provova Wizmouse (find.pcworld.com/62539). Po ashtu, ju mund të shtoni tiparin e lëvizjes së faqes vetëm me anë të kursorit edhe në programet që nuk e kanë këtë tipar.

Shmangni veglën “Safely Remove Hardware” të Windows-it

Një lexues i quajtur Dane shkroi për të kërkuar ndihmë nga kjo bezdisje: “Pasi e përdora veglën “Safely Remove Hardware” për nxjerrjen e një karte SD, m’u desh ta ristartoja kompjuterin që të njihte një kartë SD të re. A ka ndonjë mënyrë që PC-ja ime ta pranojë një kartë të re pa pasur nevojë të ristartohet? Opsioni i Windows Safety Remove Hardware (SRH) i ndal të gjitha aktivitetet në pajisjet e jashtme (removable drive), si karta SD, për të parandaluar dëmtimin e të dhënave gjatë nxjerrjes së diskut. Kur përdorni SRH në një kartë memorieje, ju jeni duke e larguar në mënyrë të sigurt lexuesin e kartës (card reader). Pikërisht kjo është arsyeja pse Windows-i refuzon ta njohë kartën pasuese, duke ju detyruar të bëni një ristartim të kompjuterit tuaj. Por ju mund të pushoni së përdoruri SRH-në duke i ndryshuar opsionet e lexuesit, në mënyrë që ju ta largoni kartën me plot siguri.

Ja se si: Fillimisht me tastin e djathtë të miut klikoni ikonën e lexuesit dhe zgjidhni Properties. Klikoni fushën Hardware. Klikoni emrin e diskut (i cili mund të jetë diçka i ngjashëm me ‘Generic SD/MMC USB Device’) dhe pastaj klikoni butonin Properties. Më pas klikoni fushën Policies për të zbuluar dy opsionet tuaja. ‘Optimize for quick removal’ dhe ‘Optimize for performance’. Zgjidhni të dytën dhe klikoni OK sipas nevojës për të shmangur dritaret e dialogëve. Nëse opsionet janë të hijesuara, kthehuni prapa në fushën General dhe klikoni butonin Change Settings për të fituar të drejtat e administratorit. Nëse nuk dëshironi të ngatërroheni me opsionet, vetëm sigurohuni që të keni mbyllur të gjitha programet që kanë akses në kartën tuaj dhe që konfirmojnë se lexuesi nuk është aktiv dhe pastaj nxirreni kartën tuaj. Në këtë mënyrë, nuk kam ndeshur kurrë ndonjë problem.


Zgjidhni “Optimize for quick removal” nga fusha Policies në flash diskun
tuaj në menynë Properties për të nxjerrur diskun tuaj pa telashe.

Ndryshojeni funksionin e butonit Power

Shumica e kompjuterëve që kam parë deri tani kanë një gjë të përbashkët: shtypja e butonit Power e bën PC-në të flejë në vend që ta fikë atë, edhe pse shumica e tyre kanë një buton të dedikuar “sleep”. Fatmirësisht, butoni Power i laptopëve mund të programohet për të fjetur apo për t’u fikur. Në Vista klikoni Start, shkruani Power dhe pastaj klikoni Power options.

Në anën e majtë të shiritit klikoni Choose what the power buttons do. Dy meny, të cilat hapen së poshtmi, duhet të paraqiteshin pranë ‘When I press the power button’. Njëra nga këto është për t’u përdorur kur laptopi shfrytëzon energjinë e baterisë, ndërsa tjetra është kur laptopi shfrytëzon energjinë elektrike nga priza. Rregulloni opsionet për të dyja mundësitë dhe klikoni Save changes për të mbaruar punë. Ky ekran po ashtu ju mundëson të shtoni funksione për butonin sleep (nëse laptopi juaj e ka një të tillë) dhe për atë se çfarë ndodh kur ju mbyllni kapakun e laptopit.

 

Lajmet e fundit>