Biznes

Tring Communications distributor zyrtar i Eutelsat

Jan 17 2010
0 Shpërndarje
Tring Communications distributor zyrtar i Eutelsat

Tring Communications vjen me një risi në tregun shqiptar duke lidhur njerëzit me njëri tjetrin, pavarësisht vendit ku ata ndodhen. Të gjithë klientët e Tring Communications do të përfitojnë me një antenë dhe pa kabëll telefoni, internet dhe televizion si dhe mjaft shërbime të tjera me parametra të lartë, shpejtësi maksimale dhe cmime të ulëta në krahasim me tregun shqiptar.
Shërbimi i ofruar nga kompania e komunikimeve satelitore Eutelsat, mundëson shpejtësinë broadband deri ne 3.6 Mbps në vëndet më të thella pa nevojën e linjave tokësore dhe me të njëjtin cmim si shërbimi ADSL.
Ky shërbim i quajtur Tooway™ përbëhet nga një antenë parabolike dhe një modem i cili lidhet me kompjuterin nëpërmjet kartës së rrjetit. Me një instalim shumë të thjeshtë me Tooway™ mund te arrijmë shpejtësinë ne download 3.6Mpbs dhe 384 Kbps në upload. Me Tooway™ kemi mundësinë të japim shërbimin telefonik nëpërmjet satelitit dhe shërbimin e televizionit duke përdorur antenën parabolike të Tooway™. Tooway™ shpërndahet nëpërmjet një rrjeti distributorësh të certifikuar.
Shërbimi Tooway™ është i bazuar, në mbulimin me sinjal satelitor nga Eutelsat, kurse eksperienca e operimit komercial dhe në infrasrukturë nga filiali i Eutelsat Skylogic, dhe teknologjia SurfBeam e zhvilluar nga ViaSat. Kjo teknologji e përdorur nga Tooway™ vjen në Europë pas përfitimit të një eksperience të konsiderueshme në tregun e Amerikës së Veriut, ku ViaSat tashmë ofron paisje dhe rrjet për më shume se 400,000 shtëpi nëpërmjet aksesit satelitor plotësisht i pavarur nga rrjeti tokësor.
Sot, Tooway™ iu shërben klientëve nëpërmjet më shumë se 40 distributorëve në 24 vende duke perfshirë Ireland, UK, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Zvicër, Greqi dhe tashmë dhe në Shqipëri, dhe vende të tjera në Europë qe do te bashkangjiten ne muajt e ardhëshëm.
Në fakt, Tooway™ eshtë përzgjedhur në vende të tjera të Europës si zgjidhje për shërbimin broadband në vendet më të thella.
Tooway™ siguron komponentët satelitor nën skemën për të arritur shtëpitë rurale dhe bizneset dhe për të patur lidhje broadband me shpejtësi të lartë në të gjitha shtepitë në rajonet malore.

Në 2010, Eutelsat do të zgjerojë shërbimin broadband me shpejtësi deri në 10Mbps. Kjo shpejtësi revolucionare do të mundësohet nga hedhja e sateliteve KA-SAT, satelit i dedikuar nga Eutelsat i dizenjuar pocacërisht për shërbimin broadband në Europë. Satelit, i cili, kombinon kapacitetin e 40 satelitëve tradicional do ti mundësoj Eutelsat tju japi shërbim deri 2 milion shtëpive Europiane me të njëjtën shpejtësi dhe kualitet si shërbimi tokësor ADSL.
Me ardhjen e Tooway™, dhe në Shqipëri tani ekziston teknologjia për të patur shvrbimin broadband në rajonet më të thella.

Lajmet e fundit>