Biznes

Tring Communications do të sjellë në Shqipëri TV-Satelitor përmes DSL

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Tring Communications do të sjellë në Shqipëri TV-Satelitor përmes DSL

Tring Communications gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka zgjedhur platformën Alcatel-Lucent Intelligent Services Access Manager (ISAM) dhe portofolin DSL për të ofruar një gamë të gjërë komunikimesh të avancuara dhe mundësish argëtimi në të gjithë Shqipërinë.

Me këtë shërbim Tring Communications tani do të jetë në gjëndje të shpërndajë portofolin e tij ekzistues të kanaleve televizive satelitore kombëtare dhe ndërkombëtare, tek më shumë se një gjysmë milion konsumatorësh DSL përgjatë Shqipërisë.

 “Duke u pozicionuar si kompania më inovatore në vendin tonë, Tring Communications po investon teknologjinë më të fundit në fushën e shërbimeve zanore, të dhëna dhe video dhe po e zgjeron këtë ofertë të trefishtë duke siguruar akses në portofolin tonë të kanaleve TV-Satelitor për familjet që nuk kanë nje antenë parabolike” ka bërë të ditur George Koulogiannis, Drejtor Ekzekutiv i Tring Communications.

“Ky projekt i Tring Communications është një shembull i përkryer se si Alcatel-Lucent po investon një shumë te jashtezakonshme parash, kohe dhe energjie në bashkëpunim me klientët për te identifikuar problemet dhe në zgjidhjen e sfidave te biznesit,” tha Adolfo Hernandez, President i Alcatel-Lucent për Evropën Juglindore. 

“Duke ndërthurur teknologjinë tonë të fuqishme DSL me IP tonë dhe eksperiencën e veprimeve, duke shtuar edhe një përvojë të pakrahasueshme në dorëzimin e zgjidhjeve multimediale dhe inovative, ne ishin në gjendje të gjenim një mënyrë krijuese për të financuar asetet ekzistuese të Tring për të përhapur ndjeshëm ofertat e tij. Kjo do t’i japë mundësinë Tring Communications që të drejtohet në një treg krejtësisht të ri dhe me një gamë shumë të fortë shërbimesh”.

Tring

Përmes këtij projekti, Tring Communications është mbështetur në imazhin e shkëlqyer dhe fitimtar të platformës DSL Alcatel-Lucent për të arrirë strategjinë e tij të dyfishtë, si për shëmbull: të krijosh TV-satelitore duke iu përmbajtur arkitekturës aktuale, por në të njejtën kohe duke zgjeruar këtë ofertë me akses interneti me shpejtësi të lartë, telefonie dhe shërbimesh video të avancuara.

Me downstream që e kalojnë shpejtësinë 22 megabits për sekondë (Mbps) dhe bashkë me potencialin dhe pajisjet e Alcatel-Lucent DSL për të mbështetur një shpejtësi mbi 50 Mbps, Tring Communications mund të arrijë të fitojë më shumë përvojë të klientët e tij me këtë ofertë të trefishtë.

Tring Communications do të përdorë gjithashtu aksesin IP 7302 ISAM të platformës bashkë me zhvillimet e avancuara vokale dhe ndërthurjen e teknologjisë së Alcatel-Lucent Triple-Play Service Delivery Architecture (TPSDA).

Kjo zgjidhje do të sigurojë shpërndarjen e të dhënave, shkallën dhe njohjen e shërbimeve që kërkohen për të mbështetur shpërndarjen e një sërë aplikacioneve të avancuara transmetimi.

Alcatel-Lucent do të sigurojë gjithashtu edhe mbështetje teknike përgjate projektit. Si rrjedhojë, Tring Communications do të jetë në gjëndje t’i ofrojë klientëve të tij një gamë të plotë shërbimesh të trefishta, duke përfshirë edhe dorëzimin e shërbimeve të pasura të komunikimit.

Alcatel-Lucent zotëron tregun e DSL me një pagesë vjetore sipas raportit më të fundit të aksesit te Dell’Oro. Sipas kesaj, Alcatel-Lucent ka qenë i vetmi furnizues që ka fituar më shumë se 210 milionë linja DSL në mbarë botën dhe shërben një nga tre banda transmetimi në abonentët anembanë botës përmes aksesit në rrjetin e teknologjisë.

Tring Communications është rritur mjaft për sa i përket shërbimeve të internetit dhe televizive, duke bëre për vete më shumë se 12.000 abonentë interneti dhe 250.000 abonente te televizionit ne me pak se nje vit. Kjo rritje e pabesueshme vjen si rezultat i nje sherbimi dhe cilesie shume te larte por edhe fale mbeshtetjes se abonenteve – duke i ofruar abonenteve
shqipetare nje pervoje unike sherbimesh.

Lajmet e fundit>