Siguri

Trojan i ri për vjedhje të llogarive bankare online

Feb 24 2011
0 Shpërndarje
Trojan i ri për vjedhje të llogarive bankare online

Ai në fakt është një trojan i quajtur “OddJob”, dhe cyber-kriminelët e Evropës lindore po e përdorin për të vjedhur nga llogaritë bankare online që ndodhen në SHBA. Sipas Amit Klein, CTO pranë kompanisë së sigurisë Trusteer, kjo mënyrë e vjedhjes së informatave është më ndryshe prej formave tjera të malware.

OddJob është dizajnuar për të  vjedhur ID token të seancave, që mundësojnë hakerët të vjedhin gjatë një seance bankare online të një përdoruesi në kohë reale, në vend të vjedhjes së llogarisë në procese të mëvonshme. Tokenët lëshohen nga një bankë për të identifikuar seancat e një përdoruesi dhe duke vjedhur tokenët dh duke i ngulitur ata në shfletues, hakerët mund të përfitojnë qasje të pa-penguar në llogarinë e viktimës, edhe gjersa ai është aktiv .

“Malware në fjalë mundëson që mashtruesi të shkëmbejë seancën me viktimën në një mënyrë të tillë që çfarëdo aktiviteti që sheh viktima edhe mashtruesi mund ta shoh” tha Klein. Pasi përdoruesit të ç’kyçen, OddJob vazhdon të jetë i kyçur. “Nëse mashtruesi ka një interes të veçantë në seancë për të mos e përfunduar ai qëndron aty. Për të evituar këtë mawlare ndoshta ka aftësi për të detektuar tentimet e ç’kyçjes dhe për t’i evituar ato” shtoi Klein.

Klien gjithashtu tha se mendon që OddJob është një punë në proces e sipër dhe do të bëhet më e sofistikuar me kalimin e kohës. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>