Siguri

Trojani "bankar" vë në shënjestër edhe celularët me Windows Mobile

Feb 27 2011
0 Shpërndarje
Trojani "bankar" vë në shënjestër edhe celularët me Windows Mobile

Ai përdor të njëjtin truk, si vala e trojanëve në shtator e cila goditi celularët Symbianë. Pas infektimit të një kompjuteri, trojani Zeus paraqet fusha shtesë në uebfaqet për veprime bankare online, në të cilat viktimës i kërkuohet që të shkruajë numrin dhe të tregojë për celularin e vet. Viktima pastaj pranon një tekst që përfshin një URL e cila shihet si në certifikatë përditësimi. Pas instalimit, ajo kthehet në një trojan i cili në mënyrë të fshehtë dërgon porosi tekstuale duke përfshirë mTAN-ët tek një numër në Britaninë e Madhe.

Çdokush që instalon ndonjë softuer në një smartphone duhet që të kontrollojë nëse vjen nga një burim i besueshëm. Uebfaqet e kyçura përgjatë një lidhje të përfshirë në një letër elektronike ose porosi tekstuale, nga përkufizimi, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>