Lajmet

Trojani i ri i Mac sulmon individë të caktuar

Jul 30 2012
0 Shpërndarje
Trojani i ri i Mac sulmon individë të caktuar

Intego, kompania franceze që operon në fushën e sigurisë, sapo ka zbuluar se kali Trojan që ka sulmuar këtë javë sistemin operativ Mac po përdoret për të targetuar individë të caktuar.

Trojani, i quajtur ‘Crisis’ nga Intego që është deri tani i vetmi antivirus i Mac, është një maluer ‘spiun’ që merr të dhëna si psh. mesazhet që dërgon përdoruesi përmes Skype, softuerëve të telefonisë online dhe shfletuesve të Uebit.

Intego ka zbuluar këto ditë se ky maluer lidhet me një firme italiane që i shet Inteligjencës Kombëtare dhe agjensive të drejtësise, një pako mjetesh spiunazhi për 245,000$.

Besohet se futja e tij në sistem nuk ka lidhje me ndonjë pikë të dobët të Mac por më tepër me manipulimin e përdoruesit për ta instaluar vetë atë në kompjuterin e tij Mac. Ai fshihet nga softuerët e sigurisë përmes instalimit të një rootkit si dhe mashtron OS X Activity Monitor – program që shfaq të gjitha proceset aktive që kryen kompjuteri dhe sa memorje zë secila prej tyre.

Ai merr të dhëna konfidenciale që transmetohen përmes MSN Messenger, Skype, Safari dhe Firefox. Madje arrin deri atje sa të shohë dhe të dëgjojë përmes Ueb kamerës, të regjistrojë pamje të përdorimit të shfletuesit, të regjistrojë ato që shtypen nga tastiera si dhe të vjedhë kontakte nga librat e adresave.

Lidhja dyshohet se bëhet më pas me firmën italiane Hacking Team që vepron për qëllime qeveritare. Deri tani, kjo firmë nuk ka dhënë asnjë deklaratë mbi lidhjen me Crisis. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mactrojan
Lajmet e fundit>