Lajmet

Trojani i ri kripton dokumentet por nuk kërkon shpërblim

Nov 3 2009
0 Shpërndarje
Trojani i ri kripton dokumentet por nuk kërkon shpërblim

Trojan.Ramvicrype përdor një algoritëm RC4 për të kriptuar dokumentet tuaja në Windows 95, 98, Me,2000, XP, NT, Vista dhe Server 2003 sipas një deklarate të Symantec në faqen e tyre Zyrtare. Kur ekzekutohet, Trojani kërkon dokumente në skedarët MyDocuments, Desktop dhe Application Data\Identities dhe i riemëron ato me mbaresën .vicrypt dhe kripton kreun e dokumentit për secilin. Më pas, është rrasha e skedarit Recent (po, pikërisht aty ku ndodhen dokumentet e fundit që keni përpunuar) dhe kryen të njejtën procedurë për dokumentet ku drejtohen shortcut-et e këtij skedari.
Kërkimi online me termat “vicrypt help” të çon në një kompati të bazuar në Mauritius e cila quhet Equisys Softëare Technology, e cila ofron kundrejt paresës një program i cili do “riparojë dhe rikthejë” dokumentet e “dëmtuara”.
Nuk është as e re dhe as e papritur që piratët të vendosen në anën e ligjit, por sidoqoftë, Symantec ofron një mjet pa pagesë për të pastruar kompjuterin tuaj nga ky Trojan dhe për të kthyer funksionale dikumentet e paaksesueshme.

 

Lajmet e fundit>