Lajmet

Trojani i ri për Android pothuajse i pamundur për t’u hequr

Jun 13 2013
0 Shpërndarje
Trojani i ri për Android pothuajse i pamundur për t’u hequr

Firma e sigurisë Kaspersky ka zbuluar atë që e ka konsideruar si trojanin “më të sofistikuar” deri më sot. Ai është identifikuar nga Kaspersky si “Backdoor.AndroidOS.Obad.a,” dhe mund të dërgojë SMS në numra premium, mund të shkarkojë malware të tjera si dhe t’i instalojë ato në pajisjen e infektuar. Gjithashtu, ai mund t’u dërgojë malware edhe pajisjeve të tjera përmes Bluetooth-it apo të realizojë komanda nga distanca.

Obad ka shfrytëzuar disa dobësi mjaft të vjetra sigurie të Android-it, të cilat kanë qenë të pa dokumentuara, çka vështirëson tejmase procesin e analizimit të tij. Sapo ekzekutohet në pajisje, trojani përpiqet të marrë privilegjet e administratorit të pajisjes. Nga ky moment, shndërrohet në një makth të vërtetë.

“Një nga karakteristikat e këtij Trojani është veprimi dashakeqës që ekzekuton dhe nuk mund të ndalohet pas momentit që ka marrë të drejtat e administratorit. Ai përdor një dobësi të panjohur të Android-it dhe pavarësisht se ka të drejtat e administratorit të sistemit, nuk listohet si i tillë,” u shpreh eksperti i Kaspersky-t Roman Unuchek. Kaspersky u shpreh se e kanë njoftuar Google-in në lidhje me dobësinë në fjalë. Lajmi i mirë deri tani është se ai nuk është shumë i përhapur.

Sipas firmës ai nuk përbën më tepër se 0.15% të të gjitha sulmeve malware në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

trojan Android

Lajmet e fundit>