Siguri

Trojani Zeus ka vjedhur 1 milion dollarë nga llogaritë bankare në Britani

Aug 11 2010
0 Shpërndarje
Trojani Zeus ka vjedhur 1 milion dollarë nga llogaritë bankare në Britani

Rreth 3.000 llogari bankare janë gjetur si të komprometuara në një institucion financiar, që nuk ishte identifikuar, thuhet në një letër të bardhë të shpalosur nga M86 Security.

Skema e niveleve të ndryshme përdor një kombinim të një versioni të ri të Trojanit keylogger dhe vjedhës i fjalëkalimeve Zeus, i cili vë në shënjestër kompjuterë me bazë në Windows dhe punon në shumicën e shfletuesve, dhe shfrytëzon toolkit për të tejkaluar sistemet anti-mashtrim që përdoren në ueb faqet e bankave.

Faqet e bankave që ofrojnë vërtetim me dy faktor, siç është rasti me paskode që futen njëherë dhe me ID token, nuk kanë efekt sepse malware në fjalë ka marrë përsipër shfletuesin pasi viktima është kyçur në llogarinë bankare, tha Bradley Anstis, zëvendës president i strategjive teknologjike pranë M86 Security, për CNET.

”Iterimi më i fundit i Zeus i dedikohet bankave online” dhe po sjell malware në një nivel të ri të sofistikimit teknologjik, tha Anstis. Trojani përdor komunikimet e enkriptuara mes kompjuterëve të infektuar dhe serverët komando-dhe-kontrollo dhe performon transaksione ilegale bankare online” tha ai. M86 Security është duke bashkëpunuar me forcat e rendit dhe ligjit në Britani.

Lajmet e fundit>