Blog

Trump akuzon Google për manipulim të rezultateve të kërkimit në dëm të tij

Aug 28 2018
0 Shpërndarje
Në faqen e mbështetjes Google thotë se mese 200 faktorë ndikojnë në renditjen e lajmeve në rezultatet e kërkimit. Trump akuzon Google për manipulim të rezultateve të kërkimit në dëm të tij

Presidenti Amerikan Trump ka akuzuar Google për manipulim të rezultateve të kërkimit për lajmet që kanë të bëjnë me të.

Në një cicërimë, ai akuzoi gjiganti e teknologjisë se u ka dhënë prioritet titujve negativë të lajmeve në drejtim të tij duke e përshkruar si media të majtë.

Ai tha se shumica e lajmeve që shfaqeshin në Google rreth tij ishin negative.

Por Google reagoi menjëherë duke hedhur poshtë akuzat.

Në faqen e mbështetjes Google thotë se mese 200 faktorë ndikojnë në renditjen e lajmeve në rezultatet e kërkimit.

Në cicërimat e tij, presidenti Trump pretendonte se 96% e lajmeve që shfaqeshin nëse kërkonit shprehjen “Trump News” në Google vinin nga media me qëndrim të majtë politik.

CNN kishte numrin më të lartë të lajmeve që shfaqeshin nga Google ku përmendej presidenti Trump.

Jo pak herë Trump ka hedhur akuza në drejtim të CNN duke e akuzuar për “Fake News.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>