Blog

Trump detyrohet të shkëmbejë telefonin e tij Android me një të sigurisë së lartë

Jan 21 2017
0 Shpërndarje
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara u detyrua të dorëzonte telefonin e tij Android tek shërbimet sekrete për ta zëvendësuar me një telefon të enkriptuar të cilin do ta përdorë përsa kohë ai sëhtë në pushtet. Trump detyrohet të shkëmbejë telefonin e tij Android me një të sigurisë së lartë Photo Source: Reuters

Gjithashtu shërbimet sekrete i kanë kërkuar të mos përdorë më llogarinë në Twitter @RealDonaldTrump por llogarinë shtetërore @POTUS.

Ky detaj erdhi nga vetë Donald Trump i cili kishte thënë një miku se agjencitë e sigurisë kishin kërkuar zëvendësimin e telefonit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Obamën i cili hoqi dorë nga telefoni i tij për një model BlackBerry të modifikuar për qëllime sigurie.

Në administratën Obama rritja e kërcënimeve të sigurisë bëri që teknologjia të integrohej thellë në jetën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Trump zakonisht nuk përdor e-mail-in e tij dhe telefoni i tij flet vetëm gjuhën e Twitter. Ai njihet për thirrjet e tij telefonike në mëngjes herët dhe natën vonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>