Blog

Trump dhe Putin diskutojnë ngritjen e një qendre të përbashkët të sigurisë kibernetike

Jul 9 2017
0 Shpërndarje
Ndër të tjera, Trump vuri theksin tek nevoja për një punë dhe dialog konstruktiv me Moskën. Trump dhe Putin diskutojnë ngritjen e një qendre të përbashkët të sigurisë kibernetike Photo Source: Reuters

Presidenti Amerikan Donald Trump shkroi në Twitter ditën e Dielë duke thënë se kishte diskutuar me Presidentin Rus Vladimir Putin ndërtimin e një njësi të sigurisë kibernetike e cila do të mbrojë zgjedhjet nga një hakim i mundshëm.

Ndër të tjera, Trump vuri theksin tek nevoja për një bashkëpunim dhe dialog konstruktiv me Moskën.

“Unë dhe Putin diskutuam për ndërtimin e një njësie specila të sigurisë kibernetike në mënyrë që hakimi dhe shumë fenomene të tjera negative të adresohen,” shtoi ai pas bisedimeve që patën në Samitin e G20-ës në Hamburg të Gjermanisë.

Dy njerëzit më të fuqishëm të botës kishin shkëmbyer diskutime edhe rreth zgjedhjeve Presidenciale Amerikane.

“Dyherë ju drejtova presidentit Putin sa i përket ndërhyrje Ruse në zgjedhjet tona. Ai e mohoi. Unë e kam dhënë mendimin tim….,” tha Trump.

Moska ka mohuar çdo akuzë për interferencë në zgjedhjet Amerikane dhe Trump thotë se fushata e tij është e pastër jashtë çdo ndikimi Rus. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>