Biznes

Trump fton në një takim në Nju Jork emrat e mëdhenj të teknologjisë

Dec 14 2016
0 Shpërndarje
Trump fton në një takim në Nju Jork emrat e mëdhenj të teknologjisë

homepage-bg-clock-2Ditën e Mërkure disa prej emrave më të mëdhenj nga industria e teknologjisë do të takohen në Kullën Trump me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Përgjatë gjithë fushatës presidenciale, Trump ka akuzuar vazhdimisht kompanitë teknologjike dhe ekzekutivët e saj për shmangie të detyrimeve taksative.

Së bashku me reformën e imigracionit në zemër të planeve të tij sapo të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, përplasja e Trump me bosët e Luginës së Silikonit duket e pashmangshme.

Në qendër të diskutimeve do të jetë një prej emrave më të përfolur nga bota mediatike, Peter Thiel. Themeluesi i Paypal, investitor dhe anëtarë bordi pranë Facebook do të jetë pjesë e ekipi drejtues të Trump.

Një figurë e respektuar në Luginën e Silikonit, Thiel do të shërbejë si një urë lidhëse mes administratës së re dhe liderave të teknologjisë. Sheryl Sandberg, Tim Kook, Elon Musk, Larry Page, Jeff Bezos, Satya Nadella dhe drejtues të lartë të IBM, Intel, Cisco dhe Oracle do të jenë në mesin pjesëmarrësve.

Intersante është mungesa e ekzekutivit të Twitter, Jack Dorsey, pavarësisht se Twitter është rrjeti social i preferuar i Trump. Çështja e cila do ti prekë të gjithë është ajo e vizave H-1B. Pritet që Trump të propozojë ulje të taksave për gjigandët në mënyrë që të sjellin operacionet e tyre në SHBA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>