Lajmet

Trump pranon rolin e Rusisë në sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike në SHBA

Jan 9 2017
0 Shpërndarje
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump pranoi rezultatet e hetimit të inteligjencës Amerikane se Rusia është përshirë në sulmet kibernetike ndaj procesit zgjedhor në SHBA duke premtuar masa sapo të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Trump pranon rolin e Rusisë në sulmet kibernetike ndaj Partisë Demokratike në SHBA

Ishte shefi i stafit të Trump, Reince Priebus, i cili tha se Trump beson që Rusia ishte pas sulmit kibernetik ndaj Partisë Demokratike në SHBA megjithatë ai nuk tha nëse presidenti i ardhshëm beson se Vladimir Putin ka qenë i përfshirë personalisht.

Në të kaluarën Trump vazhdimisht ka hedhur poshtë prentendimet se Rusia është pas sulmeve kibernetike duke argumentuar se edhe një haker i thjeshtë apo Kina mund ta ketë bërë diçka të tillë.

Kur ngelen vetëm 2 javë nga kurorëzimi i tij, Trump është vënë nën presion ndaj Republikanët për të pranuar zbulimet e inteligjencës Amerikane.

Një raporti i FBI-së sugjeronte se Putin ishte përfshirë personalisht në sulmet kibernetike me qëllim që të denigronte kandidaten e Partisë Demokratike Hillary Klinton. E gjitha filloi me hakimin e e-mail-it të John Podestas, shefit të fushatës së Klinton në pranverën e 2016-tës nga i mundur falë një gabimi drejtshkrimor.

E-mail-et e tij u publikuan në faqen e Wikileaks dhe shkaktuan një tërmet në politikën Amerikane deri në hapjen e një hetimi ndaj Klinton. Atë kohë Trump thoshte se shpresonte që Rusia të publikoi më shumë e-mail-e. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>