Blog

Trump sulmon Bashkimin Evropian pas gjobës 5 miliardë dollarëshe ndaj Google

Jul 19 2018
0 Shpërndarje
Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker pritet të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën e ardhshme ku edhe do të diskutojnë rreth tregtisë dhe problemeve të tjera. Trump sulmon Bashkimin Evropian pas gjobës 5 miliardë dollarëshe ndaj Google

Presidenti Amerikan Donald Trump kritikoi ditën e Enjten Bashkimin Evropian duke thënë se po përfiton nga SHBA duke gjobitur kompanisë e saj siç është rasti më i fundit i Google.

Gjigandi i motorit të kërkimit mori një gjobë rekord prej 5.1 miliardë dollarësh.

Zyrtarët e lartë Evropian gjithashtu kërkuan që Google të mos përdor sistemin operativ Android për të nënshtruar rivalët duke shtuar më tej tensionet mes Brukselit dhe Washingtonit.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker pritet të takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë të Mërkurën e ardhshme ku edhe do të diskutojnë rreth tregtisë dhe problemeve të tjera.

Ju kam thënë. Bashkimi Evropian vendosi një gjobë prej 5 miliardë dollarësh ndaj një prej kompanive tona më në zë, Google. Prej kohësh ata po përfitojnë nga ne, por jo për shumë kohë,” shkruante Trump në Twitter.

Google tha se do të apelonte vendimin e BE-së. Gjoba është dyfishi i asaj të akorduar vitin e kaluar për shërbimin e blerjeve online. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>