Siguri

TrustPort me një sukses tjetër në testime të antiviruseve

Apr 20 2011
0 Shpërndarje
TrustPort me një sukses tjetër në testime të antiviruseve

Testimi i bërë nga AV-Comparatives ka përmbajtur rreth 400,000 mostra të malware jo më të vjetra se gjashtë muaj dhe në këtë test TrustPort është renditur në vendin e parë me 99.2% detektim të mostrave, që është një rezultat i parritur prej asnjërit produkt konkurrues. Produkti si rrjedhojë ka përfituar një çmime tjetër Av-Comparative Advanced+.

Në testimin e bërë nga Virus Bulletin në muajin prill ka pasur gati 17 pjesëmarrës, dhe në testimet e ndryshme të bëra fokusimi ka qenë kryesisht në skanimin në kërkesë dhe në qasje, duke llogaritur kështu teknikat reaktive dhe proaktive të detektimit, dhe duke futur kështu në llogari edhe kriterin e performancës. Antivirusi i TrustPort ka fituar vendin e parë me një shkallë suksesi prej 98% dhe me 0% alarme pozitive.

“TrustPort është një prej produkteve të pakta që ka multi-motor që vazhdimisht arrin nivelet më të larta të rezultateve në testimet tona, duke u bërë kështu mbret i testimit reaktiv dhe proaktiv” theksoi John Hawes, Këshillues Teknik pranë Virus Bulletin.

Lajmet e fundit>