Siguri

TrustPort Antivirus shfaq performancë të jashtëzakonshme në testime

Dec 21 2010
0 Shpërndarje
TrustPort Antivirus shfaq performancë të jashtëzakonshme në testime

Testimet e bëra nga AV-Comparatives dhe Virus Bulletin, kanë konfirmuar kualitetet superiore të TrustPort Antivirus 2011, dhe jo vetëm që është treguar që ky antivirus ka aftësi të larta në gjetje të kërcënimeve por gjithashtu është treguar se ka ndikim të vogël në performancën e kompjuterit. E njëjta teknologji është e implementuar edhe në TrustPort Internet Security dhe TrustPort Total Proteciton.

Testimet e bëra në dhjetor nga Virus Bulletin kanë shfaqur një numër tjetër rekord të zgjidhjeve të dërguara për antivirus. Mbi 60 produkte ishin subjekt i një bashkësie testimesh të fokusuara në skanime on-demand dhe on-access, detektim reaktiv dhe proaktiv, si dhe në kriterin e performancës. Në testimin e skanimit on-demand, TrustPort Antivirus ka gjetur 99.6% të krimbave (rezultati i dytë më i mirë) dhe 99.4% të trojanëve (rezultati i pestë më i mirë). Detektimi on-access ka sjellë rezultate të ngjashme, me ç’rast TrustPort Antivirus ka ndalë 99.95% të krimbave (rezultati i dytë më i mirë) dhe 98.74% të trojanëve (rezultati i pestë më i mirë).

AVTrustPort Antivirus madje ka pasur edhe rezultate më të mirë në testet e detektimit reaktiv dhe proaktiv, që ishte edhe pjesa më informative e testimit Virus Bulletin. Duke përdorur metoda proaktive, ishte arritur një detektim komfort prej 85.73%, kurse me metodat reaktive është ekspozuar 98.81 përqind e malware. TrustPort Antivirus si rrjedhojë ka konfirmuar në këtë mënyrë se është në mesin e liderëve në detektimin reaktiv. Detektimi i përgjithshëm ka arritur një shkallë prej 95.54%, duke e bërë antivirusin TrustPort që të jetë antivirusi i dytë më i mirë në testin reaktiv dhe proaktiv. Shpërblimi VB100 arrin si konfirmim i suksesit.

“Figurat finale tregojnë rezultatet më të shkëlqyera se kurrë – afër nivelit të përkryer – dhe gjithashtu po tregohet shkëlqim në njësitë e skanimit reaktiv dhe proaktiv” tha John Hawes, autor i raportit të testimit, rreth suksesit të TrustPort. Por suksesi nuk ndalet këtu. TrustPort Antivirus gjithashtu ka arritur në dhjetor performancën më të mirë në testimet e bëra nga AV-Comparatives. Më saktësisht thënë, aty u testuan 20 produkte të sigurisë, ku shumica ishin brende të mirënjohura.

Pas një serie testimesh, ku secila kishte të njëjtin synim, sasinë e ndikimit të softuerit në performancën e sistemit, TrustPort u tregua si jashtëzakonisht i shpejtë. Në testime u shikua ndikimi në shpejtësinë e operacioneve si kopjimi i skedarëve, arkivimi i tyre, enkodimi i videove, instalimi dhe fshirja, shkarkimi, e kështu me radhë. Në disa raste në testet e njëjta TrustPort ishte edhe më i suksesshëm falë teknologjive të tija për optimizim.

Falë rezultateve të shkëlqyera TrustPort është shpëlqyer me çmimin AV-Comparatives Advanced+. “Shkalla e lartë e detektimit ka qenë një avantazh i softuerit tonë për një periudhë të gjatë” tha Marcela Parolkova, udhëheqëse e shitjes pranë TrustPort. “Kjo performancë tregon ndikimin e ultë të TrusTport në resurset e sistemit. Thjeshtë, përdoruesit duhet që të mos shqetësohen se softueri do të ngadalësojë kopmuterin e tyre, edhe pse teknologjia e antivirusit është e ndërtuar mbi dy motor të skanimit”. Kjo teknologji është e impelemntuar edhe në TrustPort Internet Security dhe TrustPort Total Protection. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>