Lajmet

Tryezë konsultative për strategjinë e Axhendës Dixhitale Europiane të Shqipërisë 2014-2020

Nov 9 2014
0 Shpërndarje
Tryezë konsultative për strategjinë e Axhendës Dixhitale Europiane të Shqipërisë 2014-2020

big_logo_Shqipërisë dhe grupeve të interesit në kuadër të Programit për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal. Tema e këtij takimi ishte Strategjia e Axhendës Dixhitale Europiane të Shqipërisë 2014-2020. Diskutimi u udhëhoq nga Milena Harito dhe u përshëndet nga Zëvendës Shefi i Misionit në Shqipëri z. Holger Tausch.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin ekspertë të fushës së teknologjisë dhe informacionit të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të komunikacionit etj. Axhenda Dixhitale ka si qëllim krijimin e përfitimeve të qëndrueshme ekonomike dhe sociale si pasojë e themelimit të tregut të vetëm dixhital që bazohet në përdorimin e teknologjisë dhe informacionit.

Synimi i madh është që Shqipëria të renditet si një konkurrente e fortë në fushën e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në rajon e më gjerë. Për ta konkretizuar më shumë këtë çështje, ministrja prezantoi disa nga hapat që duhen ndërmarrë për arritjen e këtij synimi:

* Përmirësimi i mjedisit rregullator dhe rindërtimi i strukturës së re inxhinierike duke ndërtuar koordinimin institucional;

* Ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme; (Dixhitalizimi dhe Modernizimi + Ndërtim);

* Vendosja e një sistemi monitorimi të brendshëm;

* Model i qendërzuar i ofrimit të shërbimit;

* Rritje e përgjegjshmërisë duke publikuar rezultatet e performancës;

* Përmirësimi dhe Konsolidimi i Zhvillimit të Infrastrukturës TIK.

Me anë të këtyre reformave, pritet që Shqipëria të rrisë nivelin e saj në fushat e lartpërmendura duke ndikuar kështu dhe në zhvillimin e sektorëve të tjerë si arsimi, shëndetësia, shërbimi publik etj. Një nga risitë që sjell axhenda dixhitale është vëmendja dhe hapësira që i kushtohet nivelit vendor të qeverisjes, si ai më pranë publikut. Grupet e ndryshme të interesit që morën pjesë shprehën opinionet, mendimet dhe këshillat e tyre për plotësimin e kushteve. Ministrja Milena Harito siguroi se përmbushja e objektivave do të ndiqej me një kujdes të veçantë nga qeveria dhe kryesisht Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike me qëllim që e gjithë shoqëria shqiptare të ecë me hapat evropiane dhe në fushën e teknologjisë dhe informacionit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>