Harduer

TSMC dhe jo Samsung do të jetë prodhuesi i Snapdragon 845

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Ky i fundit shquhet për prodhimin e procesorëve aktuale të Apple A10, Apple A11 dhe Helio X30. TSMC dhe jo Samsung do të jetë prodhuesi i Snapdragon 845 Photo Source: qualcomm

Samsung fitoi tenderin për të prodhuar procesorin Snapdragon 835, por modeli i gjeneratës së ardhshme do të prodhohet nga TSMC.

Ky i fundit shquhet për prodhimin e procesorëve aktuale të Apple A10, Apple A11 dhe Helio X30.

Qualcomm ka patur diskutime me Samsung dhe LG për prodhimin e Snapdragon 845. Një prej bizneseve më të fitimprurëse të kompanisë, Samsung raportoi 4.44 miliard dollar të ardhura nga prodhimi i çipeve ku 1,78 miliard vinë vetëm nga Qualcomm.

Megjithatë Snapdragon 835 do të vijojë të ketë kërkesë edhe vitin e ardhshëm. Megjithatë gjigandi Koreano-Jugor ka investuar 7 miliard dollar në procesorët 7 dhe 10 nanometër.

Sipas informacioneve të fundit, procesori i ri Exynous do të ndërtohet mbi arkitekturën 8 nanometër. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>