Lajmet

Tumblr arnon një vrimë në siguri, iu kërkon përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet

Jul 17 2013
0 Shpërndarje
Tumblr arnon një vrimë në siguri, iu kërkon përdoruesve të ndryshojnë fjalëkalimet

Tumblr iu ka kërkuar përdoruesve që të shkarkojnë një përditësim të rëndësishëm për aplikacionet e veta për iOS gjatë të martës, pasi një “dobësi sigurie” ka vendosur fjalëkalimet në rrezik.

“Ne sapo kemi lëshuar një përditësim shumë të rëndësishëm të sigurisë për aplikacionet tona për iPhone dhe iPad duke adresuar një problem që iu mundësonte fjalëkalimeve që të rrezikohen në disa rrethana të caktuara,” tha në një postim në blog, zëvendës kryetari i produktit të platformës për blog, Derek Gottfrid.

Në një shënim, Gottfrid ka elaboruar që fjalëkalimet ishin “fërfëlluar” ose gjetur derisa bëhej kalimi në versione të caktuara të aplikacionit. Ndërmarrja po ashtu i këshilloi përdoruesit e aplikacioneve të veta për iOS që të përditësojnë fjalëkalimet në Tumblr, e po ashtu edhe “çdokund tjetër ku mund të keni qenë duke e përdorur të njëjtin fjalëkalim”.

Në një deklaratë me e-mail, zëdhënësja Katherine Barna ka treguar për Mashable që Tumblr ishte njoftuar për një “dobësi sigurie” në aplikacionin e vet për iOS gjatë të martës.

“Ne menjëherë lëshuam një përditësim që riparon problem dhe i njofton përdoruesit e prekur. Ne natyrisht që i marrim këto incidente shumë seriozisht dhe na vjen thellësisht keq për këtë problem,” tha Barna. Ajo nuk ofroi hollësi të mëtejshme për problemet e sigurisë. Ata që kanë përdorur aplikacionet për iOS të Tumblr mund të shkojnë në dyqanin App Store të Apple për të shkarkuar arnimin e sigurisë. Në muajin maj, Yahoo lajmëroi që kishte arritur një kontratë për të blerë Tumblr. Marrëveshja ishte përfunduar gjatë muajit të kaluar. (PCWorld Albanian)

tumblr

Lajmet e fundit>