Vëzhgim

Tumblr bëhet më shoqëror, paraqet butonin e vet

May 9 2011
0 Shpërndarje
Tumblr bëhet më shoqëror, paraqet butonin e vet

Në blogun e vet, Tumblr thotë që butoni Tumblr ofron “kontrollim të plotë mbi përmbajtjen që paraqitet kur shkëmbehet në Tumblr.”

Derisa paraqitja e butonit Tumblr është e ngjashme me butonat e tjerë për shpërndarje, të ofruar nga shërbimet e tjera, funksionimi i tij është shumë i veçantë.

Butoni Tumblr tregon se si publikuesit mund të ndërlidhin butonin e ri në platformat e tyre. Në shumicën e përdorimeve, përdoruesit e Tumblr mund të shkëmbejnë një lidhje, shpërndarjen e ndonjë përshkrimi të një artikulli ose uebfaqeje.

Butoni mund të rregullohet që të shkëmbejë një lidhje te një artikull me një përshkrim, një citim (duke cekur burimin) dhe madje paragrafe të pjesëve të ndryshme të një artikulli. Fotografitë dhe videot e vendosura mund të rregullohen për përdorim si postime për fotografi dhe video brenda platformës Tumblr. Butonat mund të rregullohen për funksionim në PHP, Ruby ose JavaScript./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>