Vëzhgim

Tumblr merr 85 milionë dollarë

Sep 26 2011
0 Shpërndarje
Tumblr merr 85 milionë dollarë

Lajmi ishte treguar nga Jenna Wortham e New York Times, e cila shkruan që ndërmarrja më vonë gjatë ditës së sotme do ta bëjë të ditur lajmin për këtë financim.

Ky financim vjen në një kohë kur Tumblr po pëson një rritje të madhe në bord. Themeluesi dhe CEO i Tumblr, David Karp, tha gjatë qershorit që shërbimi së fundi pati 400 milionë shikime gja

Sipas Wortham, 30 milionë blogjet janë krijuar duke përdorur Tumblr, i cili tani shënon më shumë se 40 milionë postime çdo ditë.

Vetëm gjatë këtij viti Tumblr ka pasur rritje të shikimeve në faqe gjatë një muaji nga 2 në 13 miliardë sosh, me një përshtatje tmerrësisht të madhe ndërkombëtare. Shikimi i faqeve nga celulari është rritur për 17 herë gjatë asaj periudhe. Dhe 30 milionë blogje në Tumblr tani grumbullojnë më tepër se 40 milionë postime gjatë ditës, duke kaluar 10 miliardë postime që janë bërë vetëm gjatë dy javëve të fundit.

Ja dhe lajmërimi zyrtar:

Këtë vit skuadra jonë e vogël është rritur nga 15 në 50, dhe është mjaft e rëndësishme për ne që të punojmë me bashkëpunëtorë që e kuptojnë vizionin tonë dhe shkëmbejnë ambicien tonë për ta ndërtuar platformën më të mire për njerëzit më kreativë në botë.

Gjatë kësaj vere, Tumblr ka lëshuar një aplikacion të ndryshuar për iPhone, i cili ka ndihmuar në rritjen e numrave të mësipërm për statistika./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>