Lajmet

Tumblr rrit sigurinë duke shtuar verifikimin prej dy hapash

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
Tumblr rrit sigurinë duke shtuar verifikimin prej dy hapash

tumblrn2llipob8f1qz8q0ho1r11280Tumblr i është bashkuar kompanive Google, Apple, Microsoft, Twitter, Dropbox dhe shumë të tjerave në përpjekjen për të rritur sigurinë online me verifikimin prej dy hapash. Platforma për blog lajmëroi gjatë të hënës që ka lançuar masën e shtuar të sigurisë përgjatë faqes së përdoruesve Settings.

Tani, bloguesit e Tumblr e kanë opsionin që ta bëjnë më të vështirë për personat e jashtëm që t’i qasen panelit administrativ të blogut të tyre. “Ju e dini se si ju duhen dy çelësa për ta lëshuar një raketë bërthamore?,” shkroi Tumblr në një postim në blog. “Verifikimi prej dy faktorëve punon ashtu. Një çelës është fjalëkalimi juaj dhe çelësi tjetër është telefoni juaj celular dhe ju duhet t’i keni që të dy për t’iu qasur Panelit në Tumblr. Mbajeni Panelin tuaj të sigurt dhe të fshehtë, sikur që e bëni këtë me raketën tuaj bërthamore.”

Qëllimi i verifikimit prej dy hapave është për ta bërë më të vështirë për hakerët apo këdo tjetër që përpiqet t’i qaset llogarive të përdoruesve. Masa e sigurisë nuk do t’i ndalojë domosdoshmërisht djemtë e këqij në gjurmimet e tyre, por e bën më të vështirë qasjen e tyre tek llogaritë e përdoruesve.

Shumica e verifikimeve prej dy faktorëve kërkojnë që përdoruesi të shkruajë fjalëkalimin e vet dhe më pas uebfaqja e krijon një kod të rastësishëm që më pas i dërgohet telefonit celular të përdoruesit apo ndonjë pajisjeje tjetër të tij – ata mund të qasen në llogaritë e tyre vetëm pasi ta kenë shkruar kodin e pranuar në faqe. Në rastin e Tumblr, faqja do ta dërgojë kodin tek telefonët celularë të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>