Lajmet

Tumblr sjell reklamat mobile

Mar 6 2013
0 Shpërndarje
Tumblr sjell reklamat mobile

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Tumblr lejoi përdoruesit, qoftë idividualë apo reklamues, të promovojnë përmbajtjet e tyre në rrjet për më pakë se 1 $ posti.

Aktualisht Tumblr po zhvendos reklamat mobile si fondi kryesor i të ardhurave. Në një intervistë me Bloomberg Derek Gottfrid, zëvendës presidenti i prodhimit të Tumblr tha se kompania do të fillojë promovimin e blogjeve të tyre dhe gjithashtu të posteve individuale në aplikacionet e Tumblr për iOS edhe Android brenda gjysmës së parë të këtij viti.

Mbas përfundimit të fazës së testimit, Tumblr po kërkon partnerë lançimi për produktet e reja. Në një intervistë me Mashable , krijuesi i Tumblr David Karp tha se shpreson që trafiku mobil do të kalojë trafikun desktop maksimumi në fillim të muajit të ardhshëm.

“Ne presim një zhvillim tre herë më të madh mobil kundrejt desktop-it ” tha ai.

Karp tha se Tumblr nuk do ta kishte të vështirë të nxirte para nga trafiku mobil sepse kompania ndërtoi reklamën e saj mbi bazën e elementëve bazë si Tumblr. “Në Tumblr nuk ka faqe markash, nuk ka histori të sponsorizuara “tha Karp”.

Ka blogje edhe poste. Për aq kohë sa janë këto elementë edhe aplikimet tona mobile po përmisohen në shfaqen e këtyre elementëve. Nuk duhet ti integrojmë reklamat në atë mënyrë që mos të jenë bllokuese edhe shqetësuese.” (PCWorld Albanian)

tumblr

Lajmet e fundit>