Softuer

Tumblr rikthehet pas 24 orëve “pushim”

Dec 7 2010
0 Shpërndarje
Tumblr rikthehet pas 24 orëve “pushim”

Platforma e popullarizuar për blogging/reblogging është vënë jashtë funksioni  gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme gjatë së cilës ishin planifikuar disa operacione të mirëmbajtjes, por arsyet e sakta pse ndodhën mosfunksionimet e papritura ende janë të panjohura. Megjithëse në njëfarë forme Tumblr ka thënë se data baza e saj ka probleme me luster.

Duke lënë thashethemet anash, duhet rikujtojmë se mosfunksionimi i faqes nuk ka të bëjë asgjë me sulmet DDos të udhëhequra nga 4chan. Blogu zyrtar i kompanisë deklaron një fakt jete për një startim të suksesshëm: është punë e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë, “më shumë punë sesa që ka qenë i përgatitur ekipi jonë i vogël” thuhet në blog.

Në fakt, trafiku për të gjitha blogjet e fuqizuara na Tumblr tejkaloi shifrën prej 500 milion shikimeve të faqeve në muaj, dhe sipas saj që thuhet tani kjo është edhe arsyeja për defektet dhe mosfunksionimet, për të cilat Tumblr po synon t’i përfundojë pasi tani po fokusohet në infrastrukturë dhe në rritjen e ekipit të saj inxhinerik, që tani është katërfishuar. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>