Analiza

Tune Up Utilities ofron përmirësim të lehtë

Feb 23 2009
0 Shpërndarje
Tune Up Utilities ofron përmirësim të lehtë

Veglat e programit ofrojnë një përmirësues të startup, një defragmentues të diskut dhe përmirësues të shpejtësisë së përgjithshme, pastrues të regjistrit dhe shumë punë tjera.

Këto opsione janë organizuara shumë mirë, me një afërsi të konsiderueshme me përdoruesin. Mund të përdorni optimizmin e sistemit me një lëvizje apo optimizmin e thelluar, që mund të zgjidhni mes rekomandimeve që programi ofron.

Edhe atëherë kur mendoni se keni fshirë gjithçka të keqe nga PC-ja, ky program do të gjejë ndonjë mbetje. Opsioni Quick Optimization ka gjetur disa programe për të cilat nuk e kam ditur se startoheshin kur ndizja kompjuterin. Kjo vegël mund të ndalojë këto programe që të lançohen automatikisht. Kjo e shpejton startimin e kompjuterit dhe ul përdorimin e RAM-it.

Gjithashtu, Rescue Center ju lejon të mos ruani ndryshimet që programi i bën PC-së (gjithashtu ofron qasje në System Restore).
A duhet ta blini? Shumë aplikacione të veçanta e kryejnë punën që bën TuneUp Utilities. Por asnjë nga programet falas nuk ofron gjithë këto opsione në një vend.


 

Lajmet e fundit>