Lajmet

TunnelBear Mobile ju ndihmon në ruajtjen e privatësisë dhe sigurisë suaj në pajisjet mobile

Sep 22 2014
0 Shpërndarje
TunnelBear Mobile ju ndihmon në ruajtjen e privatësisë dhe sigurisë suaj në pajisjet mobile

tuf2n3rtcnjsfhkxkzpvAndroid/iOS: Nuk është fshehtësi që një VPN e mirë është një gjë që duhet të posedohet dhe gjetja e një VPN-i të përshtatshëm për pajisjet mobile është një gjë me rëndësi. TunnelBear që është një shërbim mjaft i mirë për të tejkaluar kufizimet që bëhen në faqe të internetit nga lokacione të ndryshme, ka lëshuar së fundi aplikacione mobile që e bëjnë gjë fare të thjeshtë sigurinë dhe privatësinë në pajisjet mobile.

Nëse keni një llogari në TunnelBear (dhe ato janë falas për 500MB në muaj – 1.5GB nëse cicëroni për TunnelBear – dhe kushton 5 dollarë në muaj për të dhëna të pakufizuara në të gjitha pajisjet e juaja) ju mund ta përdorni aplikacionin për t’u lidhur me çfarëdo serveri të TunnelBear-it në mbarë botën, duke përfshirë ata në SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Holandë, Japoni, Australi e vende të tjera. Vetëm shkoni përgjatë hartës për ta gjetur tunelin përgjatë të cilit doni të lidheni, ose shkruani emrin e shtetit në pjesën e poshtme të ekranit për ta parë një listë të opsioneve. Zgjidhni “AlwaysOn” për t’u siguruar që lidhja juaj është e sigurt gjatë tërë kohës – edhe teksa telefoni juaj shkon në “gjumë” dhe zgjohet nga ai, ose kur e vendosni apo e largoni çelësin hyrës bllokues.

Nëse jeni duke provuar që të tejkaloni bllokimet në lokacione, opsioni për të zgjedhur serverin tuaj dalës është gjë mjaft e çmuar. Nëse jeni duke provuar që ta siguroni veprimtarinë tuaj për shkak se jeni duke përdorur një Wi-Fi publik ose ndonjë rrjet tjetër të pabesueshëm, zgjidhni “closest tunel” për të filluar në shpejtësi. Sapo të keni filluar, i tërë trafiku i telefonit tuaj enkriptohet teksa kalon përgjatë VPN-së së TunnelBear-it. Kjo është e tëra – gjëja më e mirë për TunnelBear është që e bën të thjeshtë sigurinë: Prekni on/off për t’u lidhur ose për t’u shkyçur dhe kjo është e tëra që duhet të bëni. Për ta hapur, TunnelBear nuk regjistron, monitoron apo ruan ndonjë informacion për aplikacionet, shërbimet, ose uebfaqet që përdoruesit i vizitojnë teksa janë të lidhur. Klikoni më poshtë për ta provuar.

TunnelBear

TunnelBear (Falas) | Google Play

TunnelBear (Falas) | iTunes Ap Store (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>