Vecuara

Turn Off the Lights,një shtojcë e mrekullueshme për Chrome dhe Firefox

May 12 2012
0 Shpërndarje
Turn Off the Lights,një shtojcë e mrekullueshme për Chrome dhe Firefox

Një nga problemet me uebfaqet që ofrojnë shikimin e videove online si psh. YouTube, edhe pse ka zgjidhje të madhe të video materialeve, ka shumë pengesa në faqe që mund të hutojnë përdoruesit. Kur doni të shihni një video, ka mundësi që faqja në të cilën jeni duke e shikuar videon është e mbushur me material tjetër si psh. linke të rekomanduara, komente, reklama dhe shumë materiale tjera. Turn Off the Lights (fikja e dritave) është një shtojcë falas për brouserët Google Chrome dhe Mozilla Firefox që mundëson një fokusim më të lehtë kur shikoni video.
Kjo shtojcë punon në atë mënyrë që ueb brouserin tuaj e shëndrron në një pamje si film, është në njëfar mënyre njëjtë sikurse kur shkoni në kinema dhe dritat zbehen kur fillon filmi, ashtu zbehen apo errësohen dritat edhe në ueb brouserin tuaj. Qka do të thotë kjo në praktikë është se të gjitha pjesët e faqes errësohen, kurse videoja që ju doni të shikoni bëhet më e theksuar kështu që e keni më të lehtë për ta shikuar videon dhe mos të jeni të pengur.

Turn Off the Lights është një shtojcë shumë e thjeshtë, që i shërben qëllimit të tij në mënyrë shumë të mirë dhe poashtu ju ofon një gamë të gjerë të rregullimit të tij.Ju mund ta zgjidhni opcionin që automatikisht të errësohet faqja kur prekni play në videon që shikoni, ose mund ta bëni atë edhe në mënyrë manuale kur të doni. Nëse nuk ju pëlqen që pamja e faqes nuk është zbehur sa duhet ju keni mundësinë ta rregulloni atë sipas dëshirës tuaj.

Ju poashtu mund të zjedhni të theksoni videon duke e rregulluar me ngjyra dhe mund të përdorni këtë shtojcë në mënyrë të njëjtë më uebfaqet që kanë të bëjnë me fotografi. Nëse mendoni se uebfaqet e bëjnë shumë të vështirë koncentrimin për të shikuar një material, atëherë Turn Off the Lights është një shtojcë e mrekullueshme që kryen punën e saj në mënyrë mahnitëse.

Kjo shtojcë punon në platformat Linux, Mac OS X, Windows 7 (32 bit), Windows 7 (64 bit), Windows Vista (32 bit), Windows Vista (64 bit) dhe Windows XP. Për marrjen e kësaj shtese mund të klikoni në linkun më poshtë ku poashtu aty keni edhe një video ku mund të shihni se si punon kjo shtojcë:

https://chrome.google.com/webstore/detail/bfbmjmiodbnnpllbbbfblcplfjjepjdn

Pra nëse jeni admirues i videove online atëherë Turn Off the Lights është mënyra më e mirë ti eliminoni pengesat dhe të shikoni një video sa më rehat. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>