Softuer

Turntable.fm me aplikacion pa pagesë për iPhone

Sep 13 2011
0 Shpërndarje
Turntable.fm me aplikacion pa pagesë për iPhone

Kompania prapa kësaj gjithashtu ka fituar 7 milion dollarë investim të udhëhequra nga Union Square Ventures. Turntable ka filluar me tre punëtorë dhe tani ka arritur në 10. Si pjesë e marrëveshjes së re, Frend Wilson nga Union Square do të jetë pjesë e bordit të drejtorëve të Turntable.

Pjesë e investimit 7 milionësh është edhe First Round Capital, Polaris Venture Partners dhe Lowercase Ventures. Kontribuesit tjerë më të vegjël përfshijnë emra si menaxherin e Lady Gaga, Troy Carter, menaxherin e Madona’s Guy Oseary, ish presidentin e MySpace Music Courtney Holt, ish drejtorin e të hollave për Facebook Tim Kendall, dhe Jimmy Fallon dhe The Roots.

Aplikacioni për iPhone u mundëson përdoruesve të dërgojnë muzikë në pajisje të përshtatshme duke përdorur teknologjinë AirPlay të Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>