Softuer

Turntable na ktheu shpinën

Jun 28 2011
0 Shpërndarje
Turntable na ktheu shpinën

Mashable njofton se për shkak se shërbimi po tenton të operojë nën rregullat DMCA, dhe DMCA vlen vetëm në SHBA, përdoruesit ndërkombëtar janë të “shutuar” prej shërbimit qysh prej vikendit të javës që shkoi, duke na përfshirë edhe neve këtu në Kosovë, por… ata që janë me rrjetin e ISP’s Kujtesa, “çuditërisht” ende kanë qasje në shërbim.

“Të nderuar miq ndërkombëtarë, ju kërkojmë falje por ju nuk mund të përdorni turntable tani për shkak të kufizimeve ligjore” tha Turntable.fm për përcjellësit e saj në Twitter gjatë të shtunës. 

E për ata që nuk janë në rrjedha, Turntable.fm (nga ekipi Stickybits) është një rrjet ku përdoruesit përmes shfletuesit të tyre futen në chatroom dëgjimi ku DJ’t (ju apo të tjerët) mund të lëshojnë muzikë, të votojnë nëse këngët janë të “mira” apo të “këqija”, të fitojnë pikë për tinguj të mirë, dhe të bisedojnë me të tjerët. 

Përzgjedhja mund të bëhet prej një librarie të fuqizuar nga Medianet, por edhe ngarkimi i këngëve në vete nuk është problem. 

E pavarësisht kufizimeve ligjore, shërbimi ende nuk është i hapur për të gjithë – për tu lidhur me të ju duhet të shfrytëzoni rrjetin social Facebook, dhe ju mund ta shfrytëzoni vetëm nëse njëri prej miqve tuaj në këtë rrjet është veçse anëtarë. BetaBeat raporton se numri i anëtarëve ka arritur në 140,000. 

Sipas All Things Digital, amerikanizimi i faqes sinjalizon se Turntable.fm po synon të përdor Digital Millennium Copyright Act për të bërë një faqe të ndershme në vete dhe për të evituar telashet me licenca të tingujve muzikor. 

Mashable thotë se gjersa Spotify po përgatitet për tu lansuar në SHBA, duket se ne do të shohim një konkurrent për startup’in më të diskutuar muzikor. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>