Softuer

Turntable, shkund skenën muzikore virtuale

Jun 16 2011
0 Shpërndarje
Turntable, shkund skenën muzikore virtuale

Turntable është një lloj faqe e re sociale ku praktikisht përdoruesit dalin në një dhomë virtuale para një tavoline që ka vend për pesë DJ të cilët përzgjedhin tinguj të ndryshëm muzikor prej data bazës së gjerë dhe futen në rolin e DJ’it duke nxitur audiencën që të kërcejnë me ata tinguj apo të kërkojnë dëgjimin e tingullit që po ofron tjetri. 

Duke u futur në këtë rol praktikisht si përdorues ju jeni para një radio të internetit, por që në fakt është e përbërë prej dhomave të ndryshme që kanë bashkësitë e veta të DJ”ve dhe të cilët lëshojnë këngë. Ju gjithashtu mund të ngarkoni muzikë por turntable.fm ende nuk ofron librari të vetën. 

Nga perspektiva e përdoruesit më lejoni t’ju them se është gjë shumë argëtuese… praktikisht në këto momente (ose qysh prej ditës së djeshme) prej kur u njoftova me këtë faqe, unë kam ndalur radion që kam afër dhe po dëgjojë tingujt se çfarë po lëshojnë të tjerët. Bukuria edhe në atë se shpesh të ndodh të qeshësh me disa këngë klasike që qysh kaherë nuk i ke dëgjuar apo me ndonjë këngë patriotike shqiptare (Afrim Muçiqi në këto momente po e kall…), apo të kënaqesh me tingujt e ndonjë hiti që nuk po arrin t’ia gjesh titullin…. 

Kyçja është e lehtë dhe e realizueshme nëse keni ndonjë mik në Facebook që veçse është duke shfrytëzuar turntable, por kjo besoj se nuk do të jetë problem për asnjërin prej jush. Provojeni dhe binduni edhe vet se iTunes “nuk ju duhet më”, dhe gjëja më e mirë është se nuk keni nevojë të paguani por  vetëm të kënaqeni me muzikë me miqtë tuaj. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>