Lajmet

Turqia bllokon Google DNS dhe IP adresat e Twitter-it për të censuruar edhe më shumë rrjetin social

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
Turqia bllokon Google DNS dhe IP adresat e Twitter-it për të censuruar edhe më shumë rrjetin social

twittermusicQeveria e Turqisë bllokoi eksesin ne rrjetin social Twitter pak ditë më parë, me pretendimin se ishte përdorur për të ekspozuar aferat korruptive të qeverisë. Banorët e Turqisë filluan të përdornin DNS-të publike të Google për të anashkaluar këtë bllokim.

Por, në një publikim në mediat turke raportohet se qeveria e këtij vendi ka bllokuar edhe shërbimin e DNS të Google, duke e bërë edhe më të vështirë për përdoruesit për t’iu shmangur këtij bllokimi. Ata që jetojnë në Turqi akoma mund të aksesojnë Twitter-in përmes shërbimeve VPN, por është e qartë se qeveria nuk ka për të hequr dorë derisa të mbyllë çdo rrugë që bën të mundur aksesimin e këtij  rrjeti social.

Lajmet për përdorimin e DNS-ve të Google u përhapën shpejt në të gjithë vendin, dhe cicërimat dërguar nga Turqia ishin 138 % më shumë se përpara censurimit që iu bë rrjetit social. CNET gjithashtu raporton se Youtube është gjithashtu në rrezik për tu censuruar në Turqi. Shërbimi i videove online ka marrë disa kërkesa nga autoritetet në Turqi për të larguar disa video të padëshirueshme, por kompania refuzon ti largojë ato me pretendimin se mbështesin një “Internet të hapur dhe pa kufizime”.

Juristët e kompanisë u takuan me zyrtarë të Qeverisë Turke, por nuk është e qartë nëse ky takim do të rezultojë në ndryshime për të shmangur censurimin e këtij shërbimi.Turqia tashmë po bllokon Twitter-in në nivelin e ISP (Internet Service Provider) në të gjithë vendin, kështu që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të përdorin ndonjë shërbim DNS për të anashkaluar këtë bllokim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>