Blog

Turqia bllokon qasjen në enciklopedinë online Wikipedia

Apr 29 2017
0 Shpërndarje
Kjo lëvizje pritet të ngjallë jo pak reagim nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aleatëve perendimorë në Turqi të cilët thonë se Ankaraja zyrtare po cënon çdo ditë e më shumë lirinë e shprehjes në këtë vend. Turqia bllokon qasjen në enciklopedinë online Wikipedia Photo Source: Reuters

Turqia ka bllokuar qasjen në enciklopedinë online Wikipedia, lajmëroi autoriteti vendas i komunikimeve elektronike, një sajt i cili shihet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Kjo lëvizje pritet të ngjallë jo pak reagim nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aleatëve perendimorë në Turqi të cilët thonë se Ankaraja zyrtare po cënon çdo ditë e më shumë lirinë e shprehjes në këtë vend.

Bllokimi i Wikipedia filloi në 8 të mëngjesit të së Shtunës. Kur përdoruesit tentojnë të qasen në uebsajt ata marrin një mesazh gabimi “connection timed out.”

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që një shërbim online ndalohet në Turqi. Vitet e fundit kanë qenë dëshmitar të bllokimit të Twitter, Youtube madje edhe Wikileaks. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>