Lajmet

Turqia bojkoton produktet elektronike Amerikane, edhe Apple iPhone

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
“Nëse ata kanë iPhone, kemi Samsung në anën tjetër. E madje markat tona të telefonëve,” tha Erdogan. Turqia bojkoton produktet elektronike Amerikane, edhe Apple iPhone

Presidenti Turk Erdogan tha se Turqia do të bojkotojë produktet elektronike Amerikane e në mesin e tyre edhe iPhone.

Gjatë një fjalimi të Marten, ai tha se ishin marrë masat e duhura për të bllokuar këtë produkte.

Ai tha se bizneset Turke duhet të fillojnë të prodhojnë dhe eksportojnë.

“Nëse ata kanë iPhone, kemi Samsung në anën tjetër. E madje markat tona të telefonëve,” tha Erdogan.

“Duhet të prodhojmë për vetveten dhe jo vetëm por të garantojmë cilësi më të mirë sesa po importojmë.”

Çmimi i një iPhone X në Turqi aktualisht fillon në 7,499 lira ose 1,143 dollarë.

Erdogan përmendi Vestel Venus si një kompani që prodhon telefonë duke bërë që vlera e aksioneve të saj të rritej me 5%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>