Lajmet

Turqia kërkon ndihmën e Apple për dëshifrimin e iPhone 4S së vrasësit të ambasadorit Rus

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Turqia kërkon ndihmën e Apple për dëshifrimin e iPhone 4S së vrasësit të ambasadorit Rus

turkey-assassinationMë 19 Dhjetor u vra në kryeqytetin Turk Ankara, ambasadori Rus në këtë vend, Andrei Karlov nga një polic jashtë detyre ndërsa po mbante një fjalim në një galeri artesh.

Vrasësi kishte arritur të shmanget rojet e sigurisë dhe të futej brenda galerisë me pretekstin se ishte një roje personale e ambasadorit.

Policia kishte arritur të gjente telefonin e Mert Altintas, një iPhone 4S, dhe sipas raporteve paraprak thuhet se zyrtarë të lartë kanë kërkuar nga Apple ndihmë për dëshifrimin e telefonit.

Një ngjarje e cila risjell në vëmendjen tonë atë që ndodhi 10 muaj më parë mes Apple dhe një gjykate federale në SHBA, ngelet për tu mësuar reagimi i prodhuesit të iPhone për rastin më të fundit ku mbeti i vrarë diplomati Rus.

Raportohet se Rusia ka dërguar një ekip ekspertësh të cilët do të asistojnë në dëshifrimin e iPhone 4S së 22 vjeçarit Altintas. Gjasat që Apple të refuzojë janë të larta nisur nga refuzimi që i bëri autoriteteve Amerikane lidhur me iPhone 5C-në e atentatorit të San Bernardinos.

Byroja Federale e Hetimit arriti të thyente sigurinë e iPhone 5C-së por vetëm me ndihmën e një pale të tretë të cilës i pagoi plot 1.3 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>