Vëzhgim

TV Teknologjitë e reja në dhomën e ditës

May 9 2009
0 Shpërndarje
TV Teknologjitë e reja në dhomën e ditës

 Modelet HDTV më poshtë janë disa nga më të avancuarat e prezantuara në janar, në Consumer Electronics Show. Shumica prej tyre nuk do të dalin në shitje para marsit të këtij viti.

Disa prej modeleve mund të lidhen në rrjet dhe të shfaqin Yahoo Widgets, që ofron lajmet, motin dhe informacione të tjera. Asnjë prodhues i TV-ve në këtë organizim nuk ka prezantuar ndonjë model me teknologjinë Tru2Way (gjenerata e ardhshme e CableCard) edhe pse ESPN ka prezantuar disa tipare interaktive të ndërtuara në Tru2Way.

Risi të tjera ishin modelet me kohën e rifreskimit tek LCD, 240 Hz (dhe së shpejti 480 Hz). Më shumë modele me dritë LED dhe lidhje më të mira me internet.

 

I hollë dhe pa tela: Me LG LHX, mund të lidhni kabllot në një kuti të jashtme, e cila komunikon me TV-në pa kabllo.

 

I hollë, pa tela, me tela: Kabllot lidhen me Panasonic Viera Z1 përmes një kutie të jashtme. Z1 mund të transmetojë filma HD nga Amazon.
Shikoni kuq: Samsung, që ka një linjë monitorësh kompjuteri me “Prekjen e ngjyrave”, ka prezantuar TV të rinj me tretmanin të njëjtë. Blu-Ray i integruar: Sharp ka prezantuar një linjë produktesh që kanë të integruar një drive për Blu-Ray. LC-52BD80U me 52 inç është më i madhi prej tyre.
TV i gjelbër: Sony KDL-46Z5100 kursen energjinë me mundësinë standby me “zero watt” duke e shkyçur televizorin kur largoheni nga dhoma. TV i zhurmshëm: Toshiba Regza 47ZV650U është modeli i parë me Dolby Volume, që rregullon vetë nivelin e zërit.

 

Lajmet e fundit>