Lajmet

TVim arrin 10 mijë përdorues

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
TVim arrin 10 mijë përdorues

TVimIPKO sot ka njoftuar se inovacioni i saj i fundit digjital – TVim tani ka arritur tek më shumë se 10.000 përdorues, të cilët janë qasur në shërbim për të shikuar 20 kanale të ndryshme televizive. Me TVim, kompania IPKO përdoruesve të saj u mundëson shikimin e kanaleve të preferuara të televizionit digjital nga telefonat e mençur mobil, tabletët, laptopët, ose kompjuterët personal.

Aplikacionet mobile të TVim për sistemet operative të Android dhe iOS,janë shkarkuar nga më shumë se 22.000 përdorues të telefonave të mençur mobil dhe tablet që bazohen në këto platforma mobile.

Ndërsa, vetëm dy ditë pas debutimit të aplikacionit në dyqanin virtual të Apple, TVim ka kryesuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara në AppStore, duke u bërë aplikacioni më i shkarkuar për iPhone dhe iPad në Shqipëri dhe Maqedoni.

“Interesimi i përdoruesve për TVim është i jashtëzakonshëm” ka thënë Blaz Umek, menaxher i produktit për TVim në IPKO. “Dhe kjo është një arsye shtesë e cila do të na shtyjë të punojmë edhe më shumë për të sjell befasi dhe funksione të reja në TVim, të cilat me siguri se do të pëlqehen shumë nga përdoruesit tanë”.

Për ta shënuar suksesin e TVim, IPKO ka shpërblyer përdoruesin e saj të 10.000-të, z.Enis Halimi nga Ferizaj, i cili për një vit do të marrë abonim falas në TVim.

Regjistrimi në platformën televizive të TVim mund të bëhet online në faqen tvim.tv (me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin), apo përmes shkarkimit pa pagesë të aplikacioneve mobile për sistemet operative Apple iOS dhe Google Android. Abonentët e TVim mund ta përdorin shërbimin plotësisht pa pagesë deri më 31 mars 2013.

IPKO është platforma e vetme e televizionit kabllor digjital në Kosovë e cila ofron 130 kanale televizive, 18 prej të cilave janë në formatin High Definition, dhe vijnë si kombinim i kanaleve më të mira televizive që ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, me kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare. (PCWorld Albanian)

TVim ipko

Tags >

ipko
Lajmet e fundit>