Softuer

Tweetbot për iPadin e ri

Mar 18 2012
0 Shpërndarje
Tweetbot për iPadin e ri

Ky aplikacion nuk ua mundëson vetëm që të punoni me shumë llogari në rrjetin Twitter nga një konzollë, por ai tregon të gjithë përmbajtjen e ngjashme me cicërimën që e kanë bërë ata të cilët i ndiqni të cilat mund t’i shihni në cilësinë HD të cilën gjë kurrë s’mund ta keni parë më parë.

Arsyeja pse shumë njerëz e përdorin aplikacionin Tweetbot për iPad dhe iPhone është jo vetëm për përdorim mjaft intuitiv të rrjetit Twitter, por ai ka gjithashtu disa efekte mjaft të këndshme zëri për gjitha veprimet tuaja thelbësore. Ekziston një tingull për çdo klikim që e bëni.

Ky aplikacion ua mundëson qasjen e shpejtë në Timeline-n tuaj, në cicërimat në të cilat jeni përmendur, në porositë që keni marrë ose dërguar, cicërimat që i keni favorizuar dhe kërkimin – duke përdorur bibliotekën e cicërimeve në Twitter për të ju dërguar në gjërat e fundit të botës kurdo që dëshironi të dini për to. Ju do të jeni në gjendje që të punoni me listën e ndjekësve në Twiter, cicërimave të bëra nga njerëzit e tjerë dhe ju mund t’i heshtni njerëzit që të mos paraqiten në pjesën kryesore. Ky aplikacion kushton 2.99 dollarë në iTunes App Store për iPad ose iPhone./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>