Lajmet

TweetDeck tani iu mundëson përdoruesve postimin e cicërimave me fotografi sipas orarit

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
TweetDeck tani iu mundëson përdoruesve postimin e cicërimave me fotografi sipas orarit

tweetdeck-images-840x420Twitter së fundi ka shtuar një funksion që iu mundëson përdoruesve të TweetDeck-ut që të shtojnë fotografi në cicërimat e planifikuara për t’u postuar sipas orarit. Tani, përditësimi është në dispozicion në ueb, Windows dhe Google Chrome dhe pritet të vijë së shpejti edhe në versionin për Mac të TweetDeck-ut.

Përpara këtij përditësimi, cicërimat e planifikuara me një fotografi do të mund të bëheshin vetëm duke përdorur shërbimet si Buffer dhe Hootsuite. Ky version i fundit i TweetDeck-ut do të jetë gjë e mirëseardhur nga përdoruesit e rëndësishëm të rrjetit Twitter, pasi që një hulumtim tregon që cicërimat me fotografi janë më të mirëseardhura dhe rriten gjasat që të ri-cicërohen.

Për ta planifikuar një cicërimë me një imazh:

-Shkruani një cicërimë të re -Klikoni butonin Schedule Tweet -Klikoni butonin Add image për të ngarkuar cicërimën nga Finder-i juaj -Caktoni ditën dhe kohën -Klikoni butonin e kaltër për planifikim

Schedule_TweetKjo veçori funksionon edhe për dërgim të Porosive Direkte. Dhe Twitter thotë që nëse e përdorni një llogari të ndarë në TweetDeck, njerëzit e tjerë që e përdorin të njëjtën llogari mund ta shohin cicërimën e planifikuar dhe mund ta ndryshojnë atë. Për të ndjekur cicërimat e juaja të planifikuara, ju mund ta shtoni një kolonë që do të shfaqë të gjitha cicërimat e planifikuara (klikoni “Add column” në shiritin anësor).

TweetDeck_scheduleTwitter thotë që ata që e përdorin TweetDeck-un për qëllime marketingu do të mund ta gjejnë mundësinë e postimit të cicërimave të planifikuara për postim të mëvonshëm që përmbajnë fotografi, edhe në ads.twitter.com dhe anasjelltas. Për momentin, nuk ka version për iOS dhe Android të TweetDeck-ut, por versioni në ueb i TweetDeck-ut mund të shkarkohet në një shfletues mobil të uebit, në të cilin edhe cicërimat dhe fotografitë mund të planifikohen për postim të mëvonshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>