Lajmet

Tweriod ju tregon se kur është koha e përshtatshme për të postuar në Twitter

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Tweriod ju tregon se kur është koha e përshtatshme për të postuar në Twitter

tweriod1Kur vjen puna tek postimet nëpër rrjete sociale, e në veçanti në Twitter, të gjesh kohën e përshtatshme për të arritur që postimi të shihet nga sa më tepër njerëz, duket si një zgjidhje që shpeshherë duhet ta marrësh me mend dhe jo ta llogarisësh.

Por jo në rastet kur përdorni Tweriod. Ky shërbim pa pagesë analizon llogarinë tuaj në Twitter dhe ju tregon se kur është koha më e mirë për të postuar.

Për t’u regjistruar në Tweriod, mjafton vetëm t’i jepni akses tek llogaria juaj në Twitter dhe pjesën tjetër të punës e bën ai vetë. Tweriod analizon 200 cicërimat tuaja të fundit, cicërimat e kaluara të ndjekësve tuaj si dhe të personave që ndiqni vetë ju. Brenda pak minutash, shërbimi gjeneron një raport të cilin mund ta shihni online në dashboard-in e Tweriod.

Versioni pa pagesë është i kufizuar për deri në 1000 ndjekës dhe ju mundëson ta përdorni vetëm njëherë në muaj. Versioni Premium, i cili ofrohet me bazë mujore duke filluar nga 4 $, nuk ka kufizimet e mësipërme.

Raporti jepet edhe në formë grafiku dhe është e thjeshtë për të identifikuar më pas ditët, orët apo periudha të caktuara për të kuptuar më pas aktivitetin tuaj në Twitter.

Në këtë mënyrë jo vetëm që mund të shqyrtoni me kujdes llogarinë tuaj në Twitter, por njëkohësisht mund të planifikoni më saktë. (PCWorld Albanian)

tweriod

Lajmet e fundit>