Lajmet

Twitch starton transmetimet live në 1080p me 60 frekuenca në sekondë

Mar 30 2017
0 Shpërndarje
Diçka e tillë ishte e mundur prej kohësh për disa kanale të caktuara në Twitch por tani e tutje do të ofrohet për të gjithë. Twitch starton transmetimet live në 1080p me 60 frekuenca në sekondë Photo Source: Twitch

Sajti i njohur i transmetimit live të video lojërave në pronësi të Amazon, Twitch, lajmëroi ditën e sotme se ka rritur cilësinë e videove në 1080p me 60 frekuenca në sekondë.

Diçka e tillë ishte e mundur prej kohësh për disa kanale të caktuara në Twitch por tani e tutje do të ofrohet për të gjithë.

Për të lejuar këtë bandwidth të latë Twitch ka vendosur të heqë barrierën e transmetimit të të dhënave. Këto përditësime do të prekin çdo kanal Twitch në javët në vijim të cilat pritet të përmirësojnë ndjeshëm eksperiencën e të shikuarit të videove live në platformë.

“Nuk do të kufizojmë më trafikun në 3.5 megabit,” tha menaxheri i produktit Noreen McInnis në një postim në blog. “Ne zyrtarisht rekomandojmë 3 deri në 6 megabit për shumicën e transmetimeve për një eksperiencë të plotë 1080p.

Sigurisht këto ndryshime kërkojnë një linjë interneti më të shpejtë. Nëse nuk keni mundësi të ngarkoni mbi 3.5 megabit për sekond atëherë duhet të qëndroni në 720p.

Rëndësia e videove 1080 me 60 frekuenca në sekond do të shihet vetëm në të ardhmen kur njerëzit të fillojnë adoptimin e ekraneve të madhe dhe atyre 4K. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>