Lajmet

Twitter aktivizon verifikimin me dy faktor përmes aplikacioneve

Dec 21 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ende ju duhet një numër telefoni për të aktivizuar 2FA në Twitter sepse përdoret për rikuperimin e llogarisë. Twitter aktivizon verifikimin me dy faktor përmes aplikacioneve

Sot Twitter mbase solli masën më të rëndësishme të sigurisë për konsumatorët, verifikimin me dy faktorë, me një përditësimi i cili mbështet plotësisht aplikacionet e palëve të treta.

Tashmë kjo masë sigurie do të funksionojë edhe me aplikacione nga Google si Authenticator dhe Authy.

Kjo është me rëndësi të veçantë sepse verifikimi me dy faktor me SMS, është i lidhur me një numër individual telefoni dhe përdor kode statike.

Me fjalë të tjera këto kode mund të interceptoheshin nga një haker i cili në kushte të veçanta nuk ka nevojë të ketë fare akses fizik në telefon.

Me aplikacionet 2FA si Google Authenticator, kodet zhduken pas 30 sekondash, një mënyrë më e sigurte për të aksesuar llogaritë tuaja.

Megjithatë ende ju duhet një numër telefoni për të aktivizuar 2FA në Twitter sepse përdoret për rikuperimin e llogarisë.

Ata që duan ta aktivizojnë mund ta gjejnë verifikimin e ri me dy faktor në faqen e suportit. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>