Lajmet

Twitter anullon një prej masave që do të luftonin abuzimin në platformë

Feb 14 2017
0 Shpërndarje
Twitter ka anulluar një prej masave të ndërmarra për të luftuar abuzimin vetëm dy orë pasi hyri në fuqi. Twitter anullon një prej masave që do të luftonin abuzimin në platformë Photo Source: Getty Images

Rrjeti social tha se nuk do të lajmërojë përdoruesit nëse ato vendosen në lista nga përdorues të tjerë. Përgjigja ishte e ashpër nga anëtarët e rrjetit të cilët thanë më shumë sesa ul abuzimin kufizon përdorimin e një veçorie të dobishme.

Twitter e përshkroi ndryshimin si një hap të gabuar. Platforma njofton përdoruesit saherë ato bëhen pjesë e listave të ndjekësve të tyre. Ditën e Hëne Twitter lajmëroi se diçka e tillë nuk do të bëhej më.

Por përdoruesit thanë se kjo nuk ul abuzimin por e shton atë sepse ato nuk e dinë nëse janë pjesë e një liste abuzive. U deshën vetëm dy orë që Twitter të tërhiqte ndryshimin.

Më 7 Shkurt rrjeti social prezantoi një sërë masash të cilat do të adresonin abuzimin në platformë ku njëra prej tyre ulte dukshmërinë e postimeve abuzuese në kryefaqen e Twitter. /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>